Albin Kurti pas fitimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit ka ndërmarrë udhëtimin e parë drejt Shqipërisë dhe kjo për t’u takuar me politikanët e Tiranës, por për të marshuar në Lezhë me rastin e 2 marsit të përvjetorit të ditës së Besëlidhjes së Skënderbeut.
Bashkë me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës kanë qenë dhe politikanë të treva shqiptare, si Ziadin Sela nga Maqedoni, Nik Gjeloshaj nga Mali i Zi dhe politikanë nga Lugina e Preshevës. Gjithashtu i pranishëm ka qenë dhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
“Sot me 2 mars, që kremtojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, të besëlidhjes që është akt politik dhe publik i lidhjes së dëshirës së përbashkët me dëshirën së përbashkët me veprimin e secilit ne duhet të mendojmë e të veprojmë, duke menduar se si do të mendonin e vepronn nga Skënderbeu te rilandasit tanë dhe deri të luftëtarët e dëshmorët të luftës së fundit në Kosovë. Duhet të ndjekim pishtarin që është mbartur përgjatë historisë nga brezi në brez, në mënyrë që populli shqiptar kudo të faktorizohet që të nxjerrë përfaqësuesit e saj më të mirë dhe në ëktë mënyrë krizën që e ka pllaksour ta zëvendësoje me çlirim, me bashkim dhe me zhvillim e përparim të gjithanshëm”, tha Kurti.




















