Disa seksione të fjalimit të saj në Villepinte, në veri të Parisit, duket se përsërisin pothuajse fjalë për fjalë komentet e Fillon, gjatë një fjalimi të mbajtur më 15 prill.
Një zyrtar i partisë së Frontit Kombëtar tha se Le Pen ka bërë një “mohim” ndaj Fillon, dhe tregoi se ajo nuk ishte “sektare”.
Le Pen përballet të dielën me kandidatin e qendrës Emmanuel Macron në raundin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Ngjashmëria në fjalimet u theksua nga kanali televiziv Ridicule TV, dhe u inicua nga mbështetësit e Fillon për të sulmuar rivalin e tij Macron para raundit të parë të votimit.























