Nisma e partisë së Ahmetit, BDI-së përfundimisht do të shqyrtohet nesër nga Gjykata Kushtetuese. Të mërkurën, Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e saj do ta shqyrtojë nismën e Bashkimit Demokratik për Integrim për të vlersuar kushtetueshmërinë e vendimit për shpërndarjen e Parlamentit.
Zhurnal mëson se mbledhja do të mbahet nesër me fillim në ora 9:00, ku në rend dite është vendimi për shpërbërjen e Parlamentit të Maqedonisë në pajtim me gazetën zyrtare me numrë 9/2016 dhe 33/2016.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ditë më parë dërgoi edhe një nismë deri të Gjykata Kushtetuese, me qëllim vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Parlamentit.
Me këtë nismë BDI kërkon që vendimi i Parlamentit të shpallet jo kushtetues, me ç’ka do të mundësohej të mblidhet përsëri, për ti hapur mundësi zgjidhjes së krizës politike. Për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.















