Ish kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka bërë dje një postim në Facebook, pak kohë pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, që i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës, me argumentin se ka përfituar tendera gjatë kohës që ka qenë deputet.
Ai ka shkruajtur në Facebook: “9 Maj-Dite fitoresh!”, duke postuar një fotografi të një portokalli në rrjetin social, si për të të sjellë ndërmend shprehjen popullore: “Bota është portokalle!”

















