Dy shqiptarë janë arrestuar në zonën e Atikës në Greqi dhe një bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim.
Dy të arrestuarit janë të moshës 33 vjeç dhe 40 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje të shumë banesave në këtë zonë.
Sipas policisë, dy shqiptarët vidhnin kryesisht banesat e katit të parë, për shkak të lehtësisë për t’u futur. Ata merrnin para dhe sende të tjera me vlerë. Autorët kanë kryer 62 vjedhje dhe kanë përfituar më shumë se 500 mijë Euro.
Në këtë shumë llogariten shumat e parave që kanë marrë si dhe vlera e sendeve të vjedhura, thotë policia greke. Identitetet e tyre nuk janë bërë me dije nga policia greke.
















