Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Në aksident është përfshirë të paktën një automjet, të cilit si pasojë e përplasjes i ka dalë motori jashtë.
Nuk ka ende informacione në lidhje me gjendjen e personave që kanë qenë në mjet. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

/ Express /















