• Latest
  • Trending
  • All

Maks Velos ç’i panë sitë…

11/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 21 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Maks Velos ç’i panë sitë…

11/09/2014
in Lajme, Opinion

-ose sprovë për dallimet Veri-Jug, dhe pse ato nuk janë fundi i Shqipërisë

Alfred Lela
Në një bejte të vitit 1926, Zgjidh e merr, Fan Noli, përmes rimash që këpusin mish, bën një tablo të tipave të shqiptarit ndarë në gjeografi fizike e karakteriale. I rrëzuar nga pushteti, të cilin e pat fituar jo me zgjedhje por me grusht shteti, nga një verior, matjani Ahmet Zogu, por edhe përfaqësues i një partie, Popullores, me përqendrim dhe influencë në jug të vendit, Noli nuk i shpëton paragjykimeve ndaj veriorëve dhe një miklimi ndaj jugorëve, përjashto këtu myzeqarët të cilët i bën copë. Por, nuk janë vetëm këto dy ‘të meta’ në biografinë e Imzot Nolit: ai është në njëfarë mënyre një shqiptar emigrant në vendin e vet. I lindur, rritur, arsimuar jashtë, ai pati me Shqipërinë një njohje të pamjaftë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Disa prej tipizimeve të Nolit kanë bazament, por qoftë edhe vështirësia për të krijuar rima tingëlluese flet për atë se janë, ose zemërime ose qëmtime të të tjerëve, të cilat ai i ka futur më pas në herbariumin e vet gjeografik. Pra, në thelb, ravgimet e Nolit janë qëndrime politike. Ose më saktë antagonizma. Pse jo, antizogizma. Kjo përplasje mes Popullorëve dhe Përparimtarëve (partia e Zogut) është shtrirë gjatë e gjerë në kohën e kombit dhe në hapësirën (ngushtësirë më shpesh) mendore që nga vitet ‘20 për të ardhur e tillë deri në ditët tona. Ka ende në Shqipëri një ravgim veri-jug që është shquar vazhdimisht në konturimin e hartës elektorale. Jugu i majtë me Partinë Socialiste (Popullorët e Nolit) dhe veriu i djathtë me Partinë Demokratike (Përparimtarët e Zogut).

Në mes të viteve ‘20-‘40 dhe tranzicionit shqiptar, shtrihet, i kuq flakë nga jashtë dhe i zi kob nga brenda, komunizmi enverist. Përgjatë 45 viteve të tij u rrënjos një diktomi e mbrapshtë jug-veri. Jugu e kish fituar luftën, veriu humbur; toskërishtja u bë rrjedhimisht lingua franca e shqiptarit, me parimin gjuhë bëhet dialekti që fiton luftën. Elita e veriut, të arsimuarit në Perëndim dhe bashkë me ta priftërinj katolikë, u burgosën, internuan e vranë. Zef Pllumi te ‘Rrno për me tregue’ ka një episod me flamurin jugosllav në kumbanoren e kishës e këngën me toskën që i punon qindin gegës. Historia është e gjatë dhe episodet janë të shumta, por kinematografia e Kinostudios ‘Shqipëria e re’ ndoshta e ilustron pretendimin e këtij shkrimi me arsenalin e personazheve negative që ishin kryesisht gegë, e sidomos katolikë.

Për të ardhur te Maks Velo dhe një intervistë e tij dhënë po kësaj gazete e po këtij gazetari. Pa spekuluar me faktet, por duke evidentuar të thënat, titulli i përzgjedhur ishte ‘Pse jam anti-verior e anti-mysliman”. Kundërthëniet që e pasuan intervistën kundërthënëse nuk mbetën brenda kufijve të vetes. Ato shpërthyen në sharje, mallkime, linçime dhe premtime për vrasje e rrahje ndaj Velos. Edhe gazeta e intervistë-marrësi nuk mbetën pa gjë. Përmutja ishte e madhe, por jo aq sa për të mos dalluar, nëpër baticën e saj, profilin e të angazhuarve në të.

Kush ishin Los Indignados me intervistën e Velos dhe nga ç’kënde e shihnin ata kumtin e arkitektit, ish-i persekutuar.

Unitaristët. Ajo prerje që e sheh Shqipërinë si diçka të mbyllur, të dhënë njëherë e përgjithmonë, njëfarë lope të shenjtë, bajgat e së cilës nuk ekzistojnë, dhe që duhet mjelë sa herë qumështi i vetëmjaftueshmërisë personale nuk mjafton, dhe glorifikuar po për këtë qëllim. Sidomos në përballje me fqinjët, armiqtë e trashëguar. Unitaristët janë edhe racistë, edhe ksenofobë, pra ata kanë në kokë njëfarë Shqipërie të Enver Hoxhës ‘shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut’; të trashëguar nga ilirët, në mos nga pellazgët, dhe një gjuhë që është dega kryesore e jo gjethurinat në Babilonin e gjuhëve kote të botës.

Këtyre nuk mund t’ua ndash Shqipërinë dhe as t’u tregosh hijen apo grinë e saj. Drita e gjeneratorit folkloriko-nacionalist, mundësisht me naftë Ballshi, u mjafton.

Veriorët. Këta janë në keqkuptimin e statusit të vet: nuk kanë nevojë për mbrojtje luftarake. Gjithmonë e kanë patur vendin e tyre në krye të punëve të vendit. Maks Velo nuk ua zhbën dot kryelartësinë, as përmasën diellore të arealit geg. Ata kanë qenë në krye të punëve të Shqipërisë që nga Gjergj Kastrioti, Ahmet Zogu e më vonë Sali Berisha. Fati historik i ka lënë ata në shmang të zhvillimit: një pjesë e tyre janë tërhequr në male për të ruajtur fenë e parë; një pjesë kaluan detin dhe i gjen ndër arbëreshë. Pjesa më e madhe u zunë poshtë nga ngrehina e komunizmit.

Veriorët duhet të dekompleksohen nga narrativa komuniste për ta. Kanë pse. Në ndeshjen fitimtare të kombëtares shqiptare ndaj Portugalisë, 80 për qind e ekipit ishin gegët. Një gege fitoi The Voice of Italy, një tjetër, Rita Ora është në majë të botës. Dhe, asnjëri syresh nuk ka reshtur së qeni dhe së demonstruari veten si një shqiptar i mirë.

Jugorët. Intervista e Maks Velos i ka ‘lagur’ një pjesë syresh. Për faktin e thjeshtë se ata këmbëngulin në llucën e një keqkuptimi të madh: superioritetit kulturor. Epërsi relative e siguruar në një fragment të kohës, pra gjatë qeverisjes së vendit nga komunistët, të cilët krijuan shpejt e shpejt një elitë të re nga bujqit e zejtarët e jugut. Komunistët e nxorën administratën e tyre nga një edukim gjysmak në shkollat e Lindjes. Për të kuptuar ‘thesarin’ kulturor të elitës komuniste që qeverisi Shqipërinë në 45 vjet mjafton leximi i ditarëve të Haxhi Kroit, shefit të kabinetit të diktatorit, apo Hysni Kapos, një prej katër klasikëve të komunizmit shqiptar.

Intelektualët. Ardian Vehbiu i Peizazheve të fjalës, u bë zëri më i rëndësishëm i detraktuesve të intervistës së Maks Velos. Vehbiu merrej edhe me Mapon duke e kritikuar ashpër dhe përqeshur hollë vendimin e saj për t’i dhënë vend e dritë rrufeve të arkitektit. Në regjistrin kadarean të interpretuar nga shkrimtari te Mosmarrëveshja Vehbiu bën pjesë te mohsat, pra te çmitizuesit. Të kundërtit e strehsave. (Kryestrehsi Kadare vetë.) Kështuqë në pamje të parë, rreshtimi i tij, përtej sqimës intelektuale, me populistët të habit. A nuk është edhe uniteti një mit? A nuk duhet të jetojnë shqiptarët, sipas një këndvështrimi të majtë që e ka edhe Vehbiu, në përplasjet e multikulturalitetit? Zëti ndaj Mapos është posaçërisht hipokrit duke qenë se te blogu i vet ai ka botuar një shkrim ku e ku më të ububushëm se intervista e Velos (e gjeni te:http://peizazhe.com/2008/12/11/pucrra-urbane-adoleshente/). Vehbiu ka qenë gjithashtu dhe vazhdimisht ngulmues në identitetin e gegnishtes si dialekt dhe jo si gjuhë. Pra, ai ka punuar pa zjarrminë e Velos për veriorin si nënshtresë. Pse ky ndërrim mendjeje?

Paranojakët: Janë një grup që shohin një rrezik imagjinar pas çdo ideje apo shfaqjeje. Disa e shihnin intervistën e Velos si një porosi të mikut të tij, kryeministrit Rama, e të tjerë si ‘atentat’ ndaj vizitës së Papës në Shqipëri. Faktin se intervistuesi e qëmton veten si katolik dhe nuk hyn te miqtë e kryeministrit u shërben vetëm sa për të thurur intrigën e komplotit tjetër: është shit intervistuesi me gjithë gazetë! Më të fandaksurit imagjinonin një komplot greko-sllav. Stilema e njohur enveriste e ‘rrezikut të brendshëm e të jashtëm’ përsëritet te këto simite të brumit komunist.

Maks Velo ka disa kënde në intervistën e tij. Më mirë është të hulumtohet për ndonjë gjasë fakti në thelbin e tyre se sa të digjemi në zjarrin e madh të sensacionit të tij. Një ndër pohimet e Velos është njëfarë epërsie e ortodoksëve shqiptarë në punë, pra prirje për te mbrothësia me anë të punës që çon edhe tek inaktiviteti i tyre në kriminalitet. Të linçosh Maks Velon për këtë është si të përndjekësh Maksin tjetër, Veberin, për tezat e tij te Etika Protestante e Punës. Veber bën të njëjtën gjë: një dallim në etikën e punës mes protestantëve dhe katolikëve. A ta djegim edhe Veberin që guxon e bën një dallim të tillë? Ne mund të jemi njerëz vërtet etikë nëse ia mveshim etikën tonë një rrafshi universal. Pra, fyhemi njëlloj si kur diferencohemi ne, ashtu dhe fragmente të popullit gjerman. Përndryshe jemi hipokritë.

Velo thekson edhe shifra të larta kriminaliteti në veri të vendit krahasuar me jugun (me të cilin ai ka parasysh vetëm Korçën më duket!). Po, ka vrasje më shumë në veri, por jo në të gjithë shtrirjen gjeografike ama. Në Pukë, e paditur si kaçake nga Noli, rrallë dëgjon për to. Gjithashtu në Kukës. Apo në Lezhë. Shkodra e vuan këtë plagë për shkak të lëvizjeve migratore të brendshme me fshatin malor që bie në qytet. Por, Velo edhe pse nuk e bën këtë dallim, duhet të pranojë se jo vetëm numri i madh është bërtitës. Tmerrues gjithashtu është makabriteti i vrasjeve. Atë që s’e ka në numër, Korça e Velos e ka në makabritete. Nëse zgjedh të mos e shquajë këtë dallim, edhe vetë ai është në predispozitë komuniste. Bash në atë që edhe e syrgjynosi.

Kush mendon se intervista e Maks Velos është një kërcënim për fillin kombëtar dhe inkurajon përçarjen veri-jug, i trembet më shumë asaj që mendon vetë për Tjetrin. Jo të gjitha betejat tona të brendshme janë edhe të kombit. Jo të gjitha paranojat që na rrëzojnë besimin tonë do të shembin ngrehinën e harmonisë kombëtare.

Dallimet mes veriorit e jugorit ekzistojnë, por kurrë nuk mund të kthehen në kërcënim. Duke heshtur për to dëshmojmë pasigurinë tonë. Të pjekur kombëtarisht do të jemi kur me to të ndërtojmë një regjistër auto-ironie.

Maks Velo, padyshim që ka derdhur në folenë e asaj interviste metalin e një zemërimi që ne mund ta shohim edhe si helm. Kudhra jonë mund ta rrahë sipas dëshirës: të bëjë një shpatë me të ose një penë.

Por Maks Velos, jugorëve, veriorëve, intelektualëve dhe paranojakëve, të gjithëve bashkë, u duhet kërkuar pak ndershmëri. Nëse u dhemb Shqipëria, domethënë edhe veriu si pjesë e integritetit dhe identitetit të saj, si ka mundësi që nuk kanë ngritur thënë një fjalë. Për një denoncim të përditshëm të Partisë Demokratike, tashmë prej pothuajse dy muajsh për një deputet, dosjen inkriminuese të të cilit opozita e tund përditë para hundëve tona.

Maks Velo pse nuk vë edhe kujën e kësaj në publik? Po Ardian Vehbiu, pse nuk e gjen një fjalë në gjithë atë peizazh? Po të rënët në atë marak të shkretë të unitetit, pse nuk e shfaqin opozicionin e tyre ndaj listës së deputetëve të Edi Ramës. I cili është përkujdesur, rastësisht apo diabolikisht, që një pjesë e përfaqësuesve të Veriut të jenë lalkrosa shumë e luigjgurakuqëaspak.

Sepse të gjithë duan të jenë korrektë me të fortin, të pasurin dhe shefin. Por me Maksin janë të revoltuar, Maksin, ama nuk e durojnë. Maksit, brram do ia bëjnë! Trimat që kanë hedhur gunën mbi wireless-in e internetit.

Post Views: 70
Previous Post

INUK vijon prishjen e ndërtimeve pa leje

Next Post

Në përfundim marrëveshja për financimin e Rrugës së Arbrit nga Kina

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Në përfundim marrëveshja për financimin e Rrugës së Arbrit nga Kina

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.