Vijon puna e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për ndërtimet pa leje. Ditën e sotme INUK, ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në rrugën “Hoxha Tahsim”.
Aksioni që nisi mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00, parashikon shembjen e 70 objekteve, dhe do të shtrihet deri në zonën e “Bërrylit”.
Ndërkohë, pronarët e 50 bizneseve në Tiranë, kanë nisur sot protestën para Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, pasi sipas tyre, INUK nuk u ka komunikuar për prishjen e objekteve gjatë ditës së nesërme.
Ata deklarojnë se janë njoftuar gojarisht nga inspektorët, por jo nëpërmjet një vendimi zyrtar të dokumentuar.















