Dy fëmijë janë përplasur nga një makinë, gjatë kohës kur të miturit po kalonin në anë tjetër të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në Peshkopi, kur automjeti përplasi dy nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Selim Aliu’.
Dy fëmijët u dërguan për mjekim në spital dhe nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe bëri shoqërimin e drejtuesit të makinës që përplasi dy nxënësit.















