Daut Dauti
Në Kosovë, javën e kaluar, takova shumë njerëz. Në mesin e tyre, edhe një grup të të rinjëve. Njeri prej tyre doli të ishte tifoz i flaktë i Liverpool-it. Kur e mori vesh se ku jetoj, më pyeti nëse ekipi i tij, pra Liverpooli-i, ishte klub i Londrës. Ia spjegova që Liverpool-i është qytet n’veti që ka ekipin e futbollit me të njejtin emër. I tregova që Liverpooli-i është 287 kilometra (në vijë ajrore) larg nga Londra dhe në veri-perëndim të Anglisë.
Sot në botën e futbolldashësve lajmi kryesor është Leicester City, emri i të cilit shqiptohet me vështirësi nga joanglofonët. Shkruhet Leicester City por lexohet (shqiptohet): Lestër Siti. Kur një i ri tjetër, para disa viteve, e shqiptoi ashtu siç ishte shkruar (shkronjë për shkronjë) i thashë se shqiptimi është: Lestër. Si përgjigje, ai më pyeti:’Pse vëlla ia kanë shkru gjithë ato germa kur nuk i lexojnë?’
Pëgjegjëja është e vështirë dhe nuk mund të jepet lehtë e shpejtë.
Sidoqoftë, për ata që kanë dyshim për vendndodhjen gjeografike të Leicester City-it duhet ta dijnë që ky vend nuk është në Londër. Leicester City, me 330 mijë banorë dhe 143 kilometra në vijë ajrore larg nga Londra, është i vogël për standardet e madhësisë së qyteteve angleze. Megjithatë, kësaj radhe, klubi futbollistik i këtij qyteti, për tifozët i njohur edhe me emrin Foxes (Dhelpërat) ka zënë vendin e parë në Premiere League.
Ky është lajmi që krijoi befasi të madhe por e ilustron, pikë për pikë, edhe shembullin e luftës së Davidit me Goliatin. Në fillim të sesonit futbollistik askush nuk e ka pritur këtë sukses të Leicester City-it. Në mënyrë që befasia të ishte komplete, është dashtë që edhe Chelsea me ra nga liga. Chelsea është klub i Londrës por është klub kot – nasikoti.
Mbi të gjitha, rasti i Leicester City-it, vërteton se edhe të vegjlit, të pafuqishmit, autsajderat dhe jofavoritët mund ta bëjnë punën njësoj siç e bëjnë të fuqishmit.
















