Ai sot të lartpërmendurit i ka takuar në zyrën e tij, i cili ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për ta .
“Erdhën në shenjë mirënjohje dhe falënderimi siç më tha tashmë Treneri Legjendar Toni Kuka, për përkrahjen që Telekomi i Kosovës i ka bërë Federatës së Xhudos së Kosovës, në momentet më se të duhura dhe të nevojshme për ta, duke qenë Sponzor Gjeneral i ekipit tonë kombëtar të xhudos”, shkruan Mustafa.
Ja postimi i plotë i Agron Mustafës në Facebook”
“Ishte emocion i veçantë të takoj sot kampionen tonë olimpike Majlindën, së bashku me Norën dhe Tonin në zyrën time.
Erdhën në shenjë mirënjohje dhe falenderimi siq më tha tashmë Treneri Legjendar Toni Kuka, për përkrahjën që Telekomi i Kosovës i ka bërë Federatës së Xhudos së Kosovës, në momentet më se të duhura dhe të nevojshme për ta, duke qenë Sponzor Gjeneral i ekipit tonë kombëtar të xhudos.
Na kanë bërë krenar! #ValaIme”, shkruan ai.























