Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës ka njoftuar se me datë 17.08.2016 rreth orës 03:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë- Pejë, përkatësisht në fshatin Gurrakoc – Istog, në hyrje të këtij fshati, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet.
Në këtë aksident ishte e përfshirë vetura e tipit ‘Seat Ibiza’ me ngjyrë të kaltër, targa regjistrimi të Kosovës, të cilin e drejtonte i dyshimti shtetas shqiptar i Kosovës B.H. (1990).
“Sipas të dhënave hetimore, aksidenti ka ndodhur përderisa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Mitrovicës në drejtim të Pejës dhe me të arritur në hyrje të fshatit Gurrakoc, humbë kontrollin ndaj mjetit që drejtonte, del jashtë rrugës dhe godet rrethojën e oborrit të një shtëpie, me ç’rast edhe i dyshuari dhe pasagjerja që ishte në ketë automjet pësojnë lëndime trupore”, njofton policia.
Sipas policisë, të njëjtit dërgohen në Spitalin rajonal në Pejë për t’ju ofruar ndihmën mjekësore, mirëpo sipas mjekut kujdestar, “viktima Aziza Seferoviq (1997) nga fshati Vitomiricë – Pejë kishte ndërruar jetë”.






















