Plot 10.120 bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga policia në Kalivaç të Tepelenës.
Droga ishte kultivuar në një parcelë, që u asgjësua me anë të djegies.
Ndërkohë, asnjë person nuk është arrestuar për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.
Uniformat blu vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
















