Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Janinë të Greqisë ditën e sotme pasi u kap me një sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa.
I riu po udhëtonte me autobus të linjës greke dhe u ndalua në Janinë gjatë një kontrolli të policisë, pas informacioneve që autoritetet kishin marrë në rrugë operative.
Shqiptari kishte fshehur në çantën që mbante në bagazh 12.5 kilogramë kanabis sativa, e ndarë në 12 pako. Emri i të arrestuarit nuk është bërë i ditur, ndërsa ai udhëtonte me me dokumente jo ligjore.
Policia i sekuestroi edhe 2 celularë, të cilët do të analizohen për të zbuluar bisedat me persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./SYRI.net/















