APEN Rrjeti i Profesionisteve dhe Sipermarresve Shqiptaro-Amerikane organizon pritje me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, në New York
Beqir Sina
NEW YORK, NY: Pjesë e vizitës së kreut të opozitës shqiptare dhe të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë viztës së tij në SHBA, ishte edhe takimi i mbrëmshëm me organizatën APEN, një organizim profesionistësh shqiptarë, me edukim të lartë dhe pozicione pune të spikatura në Nju Jork e për rreth tij.
Në takimin e zhvilluar në Russian Tea Room, zoti Basha ishte i shoqëruar, nga bashkëshortja e tij, nga kryetari i ligjvënësve demokratë, në Paralamentin e Shqipërisë, z. Gent Strazimiri, znj Jorida Tabaku, z. Eduard Selami, znj.Mimoza Hajdarmataj dhe këshilltar i politikës së jashtme, Ambasadori Mal Berisha.
Delegacioni u prit mjaft ngrohtë nga më shumë 200 shqiptarë dhe miq amerikanë, shumica e tyre studentë nga universitetet e njohuara amerikane dhe udhëheqës të komunitetit tonë, si Mark Gjonaj dhe Ken Biberaj, si dhe veprimtarë e profesionistë të dalluar,nga të gjitha trojet shqiptare, tani jetojnë në SHBA.
Ken Biberaj, Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Dhomës së Tregtisë në Manhattan – NY dhe zv/ President në biznesin restorantit të famshëm Russian Tea Room i uroi mirëseardhjen në Nju Jork, kreut të opozitës Lulzim Basha, dhe deputetëve të tjërë.
“Jemi të nderuar që sot së bashku me ju – po festojmë edhe 15 Marsin 1991, 25 vjetorin të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-, një ngjarje historike, kjo për mbarë kombin shqptar”, tha ai.
Bashkëkryetari i Rrjetit të Profesionisteve dhe Sipermarresve Shqiptaro Amerikane (APEN), zoti Edmond Çoku, foli për veprimtarinë dhe synimet e organizatës.
Pas kësaj, mirëseardhjen në SHBA ua uroi miqve nga Shqipëria edhe asambleisti i parë shqiptar në Nju Jork, zoti Mark Gjonaj.
Nick Markola i cili është një nga bashkëthemeluesit e APEN dhe bashkëkryetar dhe anëtar i bordit, në emër të kësaj organizate, shprehu një falënderim të veçantë për ata që e bënë këtë pritje një realitet dhe në veçanti Hasan Biberaj dhe Ken Biberaj “për sponsorizimin e plotë të kësaj pritje, në lokalin e tyre të njohur Russian Tea Room. Patriotizmi i tyre dhe bujaria e tyre e thellë për të gjithë shqiptarët, çdo herë është vlerësuar shumë nga komuniteti shqiptarë në Nju Jork”.
Nga rradhët e APEN-it, ai falenderoi në veçanti drejtuesit Mediha Kosovrasti, Edmond Coku dhe Ilirjan Fundo.
Kryetari i Partisë Demokratike , zoti Lulzim Basha , foli në fillim të fjalës së tij për vizitën në SHBA , e cila përkoi me 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Ai foli gjithashtu për sfidat e Shqipërisë për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe shtetit të së drejtës si zbatimi i reformës së Dekriminalizimit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe reforma në drejtësi do të jenë në qendër të axhendës së kreut të opozitës në SHBA.
Gjithashtu ai foli edhe për takimet në Washington, me zyrtarët e lartë amerikanë ku ka diskutuar edhe për qendrimet e Partisë Demokratike për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza dhe për programin dhe alternativën qeverisëse të demokratëve.
Zoti Basha u premtoi shqiptarëve të Amerikës, se do të bëjë çfarë është e mundur për të krijuar një infrastrukturë të besueshme për të votuar diaspora shqiptare në Shqipëri, dhe shprehu bindjen se nga diaspora do të dalin simbas tij 5 deputetë.
“Shqipëria nuk është sot ashtu si e paraqet propaganda e kësaj qeverie. 100 mijë shqiptarë janë larguar dhe simbas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjermane, azilkërkuesit shqiptarë janë të dytët mbas sirianëve në Gjermani. Ndërkohë që Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar për Green Cards për programin e emigracionit”, tha ndër të tjera Basha. “Pra nga të cilët 200 mijë aplikojnë kurse 100 mijë e kanë marrë një hap aktiv për t’u larguar nga Shqipëria, vendi i tyre, dhe përbëjnë më shumë se 10 përqind të popullsisë rezidente të atyre që jetojnë në Shqipëri. Kjo nuk është propogandë me shifra të gatuara nga opozita por fake të pakontestueshme se cila është gjendja e shqiptarëve me këtë qeveri që shpiku rilindjen”.
“Pyetja është pse po ndodh kjo pse po largohen shqiptarët nga vendi i tyre? Përgjigjia jonë është kjo se shqiptarët, sot largohen për shkak të gjendjes së mjeruseshme ekonomike, dhe kësaj rilindije që premtojë kjo qeveri me të ardhur në pushtet”, tha ai.
Ai tha se kjo situatë është është produkt i i keqeverisjes, e cila ka bërë që Shqipëria të mos jetë më vend i mundësive dhe me të ardhme për të gjithë shqiptarët, por një vend i mundësive vetëm për pesë njerëz në krye të saj.
Ai tha se që të ketë kthesë së pari “duhet shtet ligjor, që demokracia të fundksionojë. Qeveria të jetë përgjegjëse ndaj qytetarëve të saj”. Por ai thase nëse prishen zgjedhjet, blihen vota dhe parlamenti mbushet me njerëz me të kaluar të tmerrshme kriminale “që nuk kanë asnjë lidhje më PS apo PD, nuk asnjë lidhje me politikën, nuk kan qenë as edhe një ditë socialistë apo demokratë, por që vijnë drejtpërdrejt nga burgjet e Europës, dhe SHBA, të dënuar më parë për krime të rënda të tipit të krimit të organizuar”.
Ai tha se “zgjedhjet e lira e të ndershme janë e vetme zgjidhje – këtë kërkojmë dhe për këtë po luftojmë”.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një vizitës në New York, do të marrë pjesë nesër në një meshë në Kishën Katolike Shqiptare në Amerikë, që i kushtohet Shejtërimit të Nënë Terezës si dhe do të vizitojë Federatën PanShqiptare të Amerikës Vatra.
APEN ka rreth 10 vjet tashmë që pret personalitete politikë nga atdheu, ndër të cilët edhe kryeministrat Sali Berisha, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, presidentët Bujar Nishani, Atifete Jahjaga, Fatmir Sejdiu etj.
















