Kryetari i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Luginë, JonuzMusliu është shprehur se pret që vitin tjetër zona e Luginës së Preshevës të ketë më tepër mbështetje.
“Mendoj se do të angazhohemi shumë më tepër, pasi edhe premtimet e kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në Preshevë kanë qenë se do të jetë një shtyllë mbështetëse e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Mendoj se edhe Kosova do të jetë përkrah Shqipërisë që shqiptarët të jenë të avancuar jo vetëm në fjalorin e gjuhës së politikanit, por edhe në rrafshin vëllazëror”, tha Musliu.
Megjithatë, ai ka pranuar se për përmirësimin e pozitës së tyre edhe vetë shqiptarët që jetojnë brenda territorit të Serbisë duhet të angazhohen më tepër.
















