• Latest
  • Trending
  • All

Lugina e Preshevës dhe Referendumi i 1-2 marsit 1992

03/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Lugina e Preshevës dhe Referendumi i 1-2 marsit 1992

03/03/2015
in Lajme, Opinion

Riza Halimi

Në debatin publik kushtuar 23 vjetorit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 sikur edhe në shumë raste të deritanishme, u paraqitën qëndrime të ndryshme, që shpesh ishin skajshmërisht të polarizuara.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Megjithatë vazhdon të mbizotërojë qëndrimi se kemi të bëjmë me datë historike në të cilën shqiptarët e Luginës së Preshevës për herë të parë shprehën vullnetin e tyre politik lidhur me statusin e tyre të ardhshëm politiko-juridik pikërisht në vigjilie të shkatërrimit të ish Jugosllavisë, që u përcoll me luftëra të përgjakshme.

Çështja tjetër që me këtë rast u theksua ishte uniteti në veprim që në ato momente historike e arritën dy subjektet politike, PVD dhe PDSH edhe përskaj divergjencave dhe mosmarrëveshjeve të përditshme, që vazhdojnë të ekzistojnë edhe aktualisht në spektrin politik të Luginës së Preshevës, që tanimë është skajshmërisht i parcializuar.

Gjithsesi, në këtë kontekst nuk duhet harruar dhe funksionin dhe rolin e pakontestueshëm të Këshillit Koordinues të partive politike shqiptare në ish Jugosllavi, të kryesuar nga presidenti historik Ibrahim Rugova.

Edhe gjatë këtij debati, sikur edhe në kohën kur përgatitej deklarimi i popullatës me referendum u paraqitën mendime sporadike të afërta me qëndrimet zyrtare në Serbi, se Referendumi por edhe shënimi i përvjetorit të tij e provokon dhe tensionon situatën politike dhe ndikon në përçarje ndëretnike në Luginë të Preshevës, sikur që kishte edhe mendime se Referendumi është devalvuar për shkak të mosrealizimit të tij, ku posaçërisht potencohej mosrealizimi i pjesës së dytë të pytjes referendumiane.

Natyrisht, gjatë debatit hapësirë e rëndësishme iu kushtua vlerave aktuale të Referendumit e posaçërisht rëndësisë së tij për proceset vijuese të integrimeve evropiane, kur Serbia duhet të ndryshojë infrastrukturën ligjore e madje edhe kushtetutën e saj në drejtim të zgjidhjes së statusit të pakicave nacionale, e posaçërisht të pakicave nacionale që paraqesin shumicën në rajone të caktuara. siç është rasti i Luginës së Preshevës. Në këtë drejtim ekzistojnë shembuj të trajtimit të avancuar të pakicës gjermane në Tirolin jugor në Itali dhe të pakicës suedeze në ujdhesat Oland në Finlandë, si dhe shembulli më i ri i trajtimit të pakicës serbe në Kosovë që ka arritur nivelin dukshëm më të lartë të drejtave kolektive të pakicave që janë të parapara me konventat ndërkombëtare ekzistuese.

Zgjidhja e pozitës së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës paralel me realizimin e plotë të kompetencave të pushteteve lokale dhe të Këshillit Nacional të Shqiptarëve edhe me zgjerimin e kompetencave shtuese përmbajtësore në fushën vetadministrimit rajonal të parapara me Platformën politike të janarit 2006, do t’i plotësonte në shkallë të madhe kërkesat për autonomi politike e territoriale të paraqitura me Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, të cilat janë paraqitur në Deklaratën politike për themelimin e Kuvendit për shpalljen e Referendumit për autonomi politike e territoriale të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ndërsa, në fjalinë përfundimtare të Deklaratës së Kuvendit për shpalljen e Referendumit për autonomi territoriale politike të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ishte theksuar se “në rast të ndryshimit të kufijve në mes të njësive konstituive të federatës jugosllave, shqiptarët e këtyre komunave përcaktohen për bashkim me Kosovën në kuadër të proceseve demokratike të zgjidhjes së krizës jugosllave”.

Është e njohur se deri më tani në shpërbërjen e Jugosllavisë u krijuan shtete të reja pa ndryshuar kufijtë e njësive konstituive të kësaj federate, parim dhe praktikë kjo që u zhvillua edhe me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu, ishim dëshmitarë jo të zgjidhjes demokratike të krizës jugosllave por përkundrazi të shpërbërjes së saj përmes luftërave të përgjakshme, që e detyruan bashkësinë ndërkombëtare në rastin e Kosovës të intervenojë me anë të bombardimeve të NATO-s.

Nëse i shtojmë edhe luftimet me viktima të shumta dhe pasoja të rënda në Luginë të Preshevës, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm edhe pas rënies së regjimit të Millosheviqit, është krejtësisht e qartë se deri më tani nuk është krijuar asnjë parakusht i paraparë me dokumentet themelore në bazë të të cilave u organizua dhe u mbajt Referendumi i vitit 1992 dhe u formulua edhe pyetja e shtruar në Referendum.

Pasojat e luftës së përgjakshme që e përcollën shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe diskriminimi i rëndë shtetërorë e kanë degraduar skajshmërisht pozitën e shqiptarëve në Serbi, por kurrsesi ky realitet i vrazhdë nuk e ka devalvuar rëndësinë e Referendumit. Përkundrazi vullneti i shprehur politik në këtë datë historike është më aktual se asnjëherë deri më tani, pikërisht tash kur jo vetëm Serbia por edhe i tërë Ballkani jug-perëndimorë po hyn në fazën përfundimtare të integrimit në Unionin Evropian.

Në këtë drejtim është e domosdoshme që uniteti në veprim i spektrit aktual politik të jetë së paku i njëjtë me unitetin që e patën PVD dhe PDSH kur u organizua Referendumi. Mirëpo, niveli i statusit të ardhshëm të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës përveç shpejtësisë së integrimeve evropiane, do të varet edhe nga intensiteti i angazhimit të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës për t’i përkrahur Shqiptarët e këtij rajoni në realizimin e aspiratave të tyre legjitime.

Previous Post

London Focus Group: The Role of Community Leaders in Diaspora Virtual Registry

Next Post

Që “Bukuroshja e Fjetur” të mos vdesë!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Që “Bukuroshja e Fjetur” të mos vdesë!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.