LSDM vendosi të largojë nga radhët e saj dy deputetet Solza Grceva dhe Lubica Buralieva, të cilat nuk respektuan vendimin e partisë për bojkot dhe u kthyen në Parlament
Këshilli qendror i partisë më të madhe opozitare LSDM vendosi që të mos heqë dorë nga kërkesat e saj për formimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Në mbledhjen e saj të fundit, ky këshill vendosi të largojë nga radhët e saj dy deputetet Solza Grceva dhe Lubica Buralieva, të cilat nuk respektuan vendimin e partisë për bojkot dhe u kthyen në Parlament.
“Ne nuk kthehemi në Parlament, derisa në tryezë me pushtetin nuk hapen të gjitha pesë kërkesat tona, përfshirë edhe ate për qeveri teknike. Në këtë seancë janë përkrahur edhe veprimet e opozitës për një aktivitet dhe strategji dinamike”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.














