Nga 723 delegatë të pranishëm, në kongres votuan 643, prej të cilëve mbështetje Zaevit i dhanë 597 delegatë. Njëkohësisht u zgjodhën edhe anëtarët tjerë të Kryesisë Qendrore.
Zaevi në mandatin e parë si kryetar i LSDM-së, ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2014, fitoi vetëm 34 deputet, kurse në tentimin e dytë, koalicioni i udhëhequr nga partia e tij fitoi 49 mandate, dhe për herë të parë po i jepet shansi që të formoj qeverinë e ardhshme.























