Sakoja që ajo vendosi ta vesh në këtë takim ishte me një shtresë përplot me lule me vlerë prej 51 mijë dollarë.
Kjo sako e Zonjës së parë të SHBA-ve, i takonte markës Dolce & Gabanna të cilën e kishte plotësuar dhe më shumë me një çantë luksoze italiane me vlerë prej 1,630 dollarë

Por, Akie Abe bashkëshortja e kryeministrit japonez Shinzo Abe, nuk mund të hynte aspak në konkurrencë me faktorin e ZonJës së parë të SHBA-ve, derisa ato u mblodhën në ballkonin e Pallatit të Çerikos për një foto të të gjitha bashkëshorteve.
Emanuela Mauro, bashkëshortja e kryeministrit Italian Paolo Gentiloni e mbante atë rastësor në një tunikë të bardhë dhe pantallona të zeza të hollë derisa Malgorzata Tusk, e cila është bashkëshortja e presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk, e poashtu dhe Amanda Succi, partnere e kryetarit të Bashkësisë së Catanjanës derisa zgjodhën të visheshin në të kuqe dhe të blu.
Diku tjetër Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron e cila është 64 vjeçare, zgjodhi një pamje krejtësisht të ndryshme, duke u veshur me xhinse të bardha dhe me një bluzë të thjeshtë të kuqe.
Pra, sigurisht që Zonja e parë e SHBA-ve, del të jetë fituesja për paraqitjen e saj të fundit në këtë takim























