Policia në Londër ka rritur nivelin e sigurisë pas sinjaleve për sulme të mundshme terroriste në këtë vend.
Shefi i antiterrorit britanik, Mark Rowley ka deklaruar në Londër se i ashtuquajturi Shteti Islamik mund të jetë duke hartuar dhe planifikuar sulme terroriste gjigante e spektakolare në territorin britanik.
“Kemi të bëjmë me një grup terrorist, i cili ka ambicie për sulme të mëdha dhe spekatoklare dhe jo më të atyre llojeve që kemi mundur t’i shmangim deri më sot”, deklaroi Roëly.
Edhe pse gjatë komunikimit me median shefi i antiterrorit nuk foli për plane dhe operacione specifike, ai shtoi se në muajt e fundit ka vënë re një zgjerim të planeve për të goditur mënyrën perëndimore të jetesës.
Shumë ndërtesa të Londrës tashmë janë rrethuar nga pengesa metalike në formë shufrash të mëdha të dala nga toka, për të frenuar sulmet me auto-bombë.















