E ndarë në 6 pavionë ekspozita ofron larmishmëri fotosh dhe botimesh disa prej të cilave vijnë për publikun për herë të parë
Si një dëshmi e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në fushën e arsimit, në Muzeun Historik Kombëtar është çelur ekspozita “Shkollat shqiptaro-amerikane 1891-1933”. Ekspozita e ndarë në 6 pavionë do të qëndrojë e hapur deri në 14 mars.
“Shkollat shqiptaro amerikane 1891 1933” është ekspozita e çelur në ambientet e muzeut historik kombëtar me rastin e 7 marsit festës së mësuesit:
E ndarë në 6 pavionë ekspozita ofron larmishmëri fotosh dhe botimesh disa prej të cilave vijnë për publikun për herë të pare.
Qendra e koleksionistëve shqiptarë është një ndër organizatoret dhe sipas drejtuesit të saj Shpëtim Sala ekspozita është një mënyrë e mirë për kujtesën historike.
Shpëtim Sala: Nëse ne kishim mbi 600 dokumente apo fotografi ne kemi ekspozuar rreth 300 prej tyre.
Flitet vetëm për shkollat shqiptaro-amerikane dhe jo shkollat në përgjithësi. Ne kemi menduar të evidentojmë të shkuarën e këtij kombi. Të evidentojmë arsimin, në mënyrë që vizitorët të shohin si ka qenë e shkuara e arsimit shqiptar.
Ish-diplomati Mal Berisha ka prezantuar në ekspozitë disa nga punimet e tij të cilat dëshmojnë qartë lidhjen e ngushtë midis Dy vendeve Shqipërisë dhe SHBA ndër vite:
Mal Berisha: Kjo ekspozitë është shumë e rëndësishme për të parë se si në fund të shekullit 19-t dhe në fillim të shekullit 20, amerikanët hapnin shkolla të tilla, të cilat janë edhe sot model i mënyrës së si mund të organizohet arsimi shqiptar.
I kam afruar ekspozitës edhe një botim timin, të cilin tashmë është i njohur, pasi është botuar në 100 vjetorin e pavarësisë.Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në 14 mars. oranews















