Tashmë të gjithë janë koshient që shanset për kualifikimin e Shqipërisë sa po vijnë dhe po pakësohen.
Pas mbylljes se ndeshjeve në 4 grupet e para ku asnjë nga skuadrat që prisnim të na bënin nderin e rëndësishëm nuk e bën.
As Anglia, as Gjermania dhe as Turqia nuk arritën që të merrnin rezultatin që i intereson Shqipërisë, tashmë fatet e kualifikimit të madh janë varur nga një ndeshje që do të luhet ditën e nesërme.
Ndeshja që mund të favorizojë Shqipërinë është ndeshja e orën 18:00 që do të luhet nesër, Portugali-Hungari.
Fitorja e Hungarisë është rezultati që mban në lojë kombëtaren tonë deri në minutën e fundit.
Një rezultat tjetër i kësaj ndeshjeje e kthen Shqipërinë në Tiranë me avionin e parë të ditës së premte.
















