Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të jetë i implikuar në vrasjen e ish-agjentit të KGB-së, Alexander Litvinenko.
Në këtë përfundim kanë arritur hetuesit britanikë, kur kanë kaluar 10 vjet pas vdekjes së ish-agjentit rus.
Një hetim publik i ndërmarrë në Britaninë e Madhe nga Tribunalja Hetimore ka bërë me dije se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të jetë i implikuar në vrasjen e ish-agjentit të KGB-së, Alexander Litvinenko. Ndërkohë që ambasadori rus në Londër është për të protestuar kundër asaj që cilësohet si mungesë bashkëpunimi të Moskës, kjo e fundit ka replikuar ashpër: “Do të ketë pasoja”.
Sipas raportit, Lideri i Kremlinit ka qenë i përfshirë personalisht duke urdhëruar dhe ndihmuar për vrasjen e tij.

Litvinenko u vra në Britaninë e Madhe në vitin 2006, ku kishte fituar edhe të drejtën e azilit politik.
Ai helmua nga poloniumi radioaktiv nga dy agjentë të tjerë rusë të cilët ishin Andrei Lugovoi dhe Dmitry Kovtun. Ish-anëtari i KGB-së u bë i njohur në Rusi në kohën kur u bë nje prej kritikëve më të mëdhenj të Presidentit Vladimir Putin.
Litvinenko e bënte përgjegjës këtë të fundit si dhe një rrjet që ndodhej pas tij, p ër tentative të marrjes së pushtetit duke vrarë njerëz të pafajshëm. Sipas tij, Putin qëndron pas vrasjes së shumë personave me influencë përfshirë biznesmenë, gazetarë dhe politikanë.
Sipas ekspertëve, vrasja e vetë Litvinenkos është bërë për shkak të aktivitetit të tij politik si dhe për një bashkëpunim të mundshëm me shërbimin sekret britanik, MI5















