Cilat do të jenë familjet me shansin më të madh për të fituar kredi të buta dhe banesa sociale. Me sistemin e ri të pikëzimit, komisioni i strehimit ka caktuar 100 pikë maksimale, që do të mblidhen sipas kushteve të familjeve.
Familjet që do përfitojnë banesa sociale do përzgjidhen përmes një sistemi pikësh, ku do merren parasysh disa elemente, nga zotërimi apo jo i një shtëpie, kushtet familjare, rreziqet e shembjes, apo numri i fëmijëve, shkruan Shekulli. Sistemi i pikëve, i ngritur në projektligjin e Ministrisë së Zhvillimit, do vlerësojë me më shumë pikë familjet që nuk disponojnë banesë në pronësi; që banojnë në ndërtesa që paraqesin rrezik shembjeje apo që banojnë në banesa të mbipopulluara, të llogaritura këto mbi standardet e banimit.
Vlerësim të lartë me pikë do marrin dhe familjet që kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore ose zbatimit të një vendimi gjyqësor. Pikëzimi do vlerësojë dhe kushtet familjare. Më shumë përparësi do kenë familjet një prindërore, që kanë në ngarkim fëmijë; të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore; familjet me më shumë se katër fëmijë;çiftet e reja me moshë totale deri në 60 vjeç. Kushtet sociale, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi rastet e mëposhtme: personat me aftësi të kufizuara; personat me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore e deri në moshën 30 vjeç; emigranti i rikthyer, punëtor emigrant; familjet e policëve të rënë në detyrë; viktimat e dhunës në familje; viktimat e trafikimit; si dhe komuniteti Rom. Ndërkohë, nga muaji shtator e në vijim, projektligji do të konsultohet me publikun, në disa qytete të vendit, me praninë e të gjithë aktorëve. Ky draft i parë, që tashmë po i vihet në dispozicion publikut, është produkt i bashkëpunimit mes të gjitha palëve të përfshira.
Formula e përllogaritjes së pikëve
Për të mundësuar një trajtim sa më të drejtë dhe sa më pranë nevojave të familjeve për strehim, nisur nga numri i aplikimeve dhe bazuar në ligjin e strehimit për kategoritë që përbëjnë prioritet, sektori i strehimit paraqet për shqyrtim dhe miratim sistemet e pikëzimit për të 5 programet e strehimit social, të cilat botohen sot në gazetë. Në llogaritjet e pikëve që duhet të marrë përsipër komisioni i strehimit për familjet përfituese nga 5 programet e zbatuara, përcaktohet se për të përfituar në total aplikuesi duhet të ketë grumbulluar 100 pikë. Ndërkohë që nuk lejohet që të mblidhen brenda për brenda një kriteri pikë që kanë të bëjnë me përcaktimet që janë në ndarje të kushteve familjare dhe atyre ekonomike. Ndërsa në rastin e kushteve sociale pikët mund të mblidhen duke respektuar një renditje të detajuar nga komisioni i strehimit ndërmjet nënndarjeve përkatëse.
Sistemi i pikëzimit për trajtimin sipas programit të bonusit të strehimit
Kushtet e strehimit 30 pikë
– Nuk disponon apartament në pronësi.
– Banojnë në banesa me rrezik shembje.
– Banojnë në banesa të mbipopulluara sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi
– Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore, zbatimit të një vendimi gjyqësor. por edhe të aktmarrëveshjeve të pazbatuara.
– Familje që bëhen të pastreha (shembje banesash informale, lirim objektesh, për rastet kur zbatohet ndërtimi e veprave me interes publik).
Kushtet familjare 20 pikë
– Familjet një prindërore që kanë në ngarkim fëmijë
– Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar nga institucionet publike të përkujdesjes shoqërore.
– Familjet me më shumë se katër fëmijë.
– Çiftet e reja me moshë totale deri në 60 vjeç.
Kushtet sociale 20 pikë
– Persona me aftësi të kufizuara 5 pikë
– Persona me statusin e jetimit që nga çasti daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore e deri në 30 vjeç 2 pikë
– Emigrant i kthyer 2 pikë
– Familjet e policëve të rënë në detyrë 5 pikë
– Viktimat e dhunës në familje 3 pikë
– Komuniteti rom dhe ai egjiptian 3 pikë
Kushtet ekonomike 30 pikë
– Të ardhura nën 80 për qind të të ardhurave mesatare
– Të ardhura deri në 80 -100 për qind të ardhurave mesatare
– Të ardhura 100-120 për qind të ardhurave mesatare
Strehimi i përkohshëm
Qeveria ka gati një projektligj të ri për shërbimet e kujdesit shoqëror në Shqipëri. Me anë të tij, shteti synon t’u vijë një ndihmë familjeve dhe indivedëve të cilët konsiderohen si të pambrojtur, që nga fëmijët, të cilët janë larg kujdesit prindëror, apo viktimave të abuzimit e trafikimit e deri te të rriturit me probleme sociale e të moshuarit që nuk janë të aftë të kujdesen për veten, të braktisur. Ndër të tjera, ky projektligj fut edhe idenë për strehimin e përkohshëm, një shërbim i cili do t’u jepet individëve që ndodhen në rrethana të vështira dhe emergjente, deri në referimin e tyre tek një shërbim tjetër shoqëror. “Përfituesit e këtij shërbimi nuk kalojnë në procesin e zakonshëm të vlerësimit të rastit, por vetëm referohen nga punonjësi social. Pas kalimit të situatës së emergjencës, struktura përgjegjëse për vlerësimin dhe referimin bën vlerësimin e mëtejshëm të rastit për personin në nevojë”, thuhet në projektligjin e ri, ndërsa shërbimi i strehimit, sipas nenit 18, mund të jepet edhe në familjen me lidhje gjaku ose familjen kujdestare. Strehim i përkohshëm zgjat deri në gjashtë muaj, por mund të zgjatë deri në një vit për gratë shtatzëna apo prindin e vetëm me fëmijë nën moshën 1-vjeçare, i cili nuk ka një vendbanim apo një vend për të jetuar ose, për shkak të marrëdhënieve të thyera familjare, nuk mund të qëndrojë me fëmijën në familje. Gjithashtu mund të zgjatë për një vit edhe për fëmijët a të rritur, viktima të dhunës në familje, abuzimeve, viktima të trafikimit apo viktima të mundshme të trafikimit a në rrezik për jetën.
Kreditë e buta dhe banesat sociale, kriteret dhe programet
Me sistemin e ri, mundësia për t’u strehuar do përfshijnë 5 lloje programesh, nga të cilët familjet nuk mund të përfitojnë më shumë se një të tillë. Në 5 llojet e programeve që rendit projektligji në nenin 9 të tij, bëhet fjalë për a) programin e banesave sociale me qira b) programin për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese ose të përmirësimit të kushteve, deri në një ndërtim të ri; c) programin e banesave me kosto të ulët; d) programin për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi; e) programin për krijimin e strehave të përkohshme dhe programin për ndërtimin e banesave të specializuara. “Programet sociale të strehimit sigurojnë që, familjet dhe individët të cilët nuk kualifikohen si përfitues në njërin program, të kenë mundësi për të kaluar dhe përfituar në një program tjetër”, referon drafti i Ministrisë.
Kreditë e buta
Sistemi i pikëzimit për programin e subvencionimit të familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti.
Kushtet e strehimit 30 pikë
-Nuk disponon apartament në pronësi
-Banojnë në banesa me rrezik shembjeje
-Banojnë në banesa të mbipopulluara sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi
-Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore, zbatimit të një vendimi gjyqësor por edhe akt-marrëveshjeve të pazbatuara
Kushtet familjare 20 pikë
-Familjet një prindërore që kanë në ngarkim fëmijë
– Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar nga institucionet publike të përkujdesjes shoqërore
– Familjet me më shumë se katër fëmijë
– Çiftet e reja me moshë totale deri në 60 vjeç
Kushtet sociale 20 pikë
-Persona me aftësi të kufizuara
-Persona me statusin e jetimit që nga çasti daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore e deri në moshën 30 vjeç
– Emigrant i kthyer
– Familjet e policëve të rënë në detyrë
– Viktimat e dhunës në familje
-Komuniteti rom dhe ai egjiptian
Kushtet ekonomike 30 pikë
-të ardhura nën 80 për qind të të ardhurave mesatare
-të ardhura deri në 80për qind-100 për qind të të ardhurave mesatare
-të ardhura 100-120 për qind të të ardhurave mesatare
Banesat sociale
Sistemi i pikëzimit që do të përdoret për programin e banesave sociale me qira:
Kushtet sociale 20 pikë
-Persona me aftësi të kufizuara 5 pikë
-Persona me statusin e jetimit që nga çasti daljes nga qendrat e përkujdesit shoqëror e deri në 30 vjeç 2 pikë
-Emigrant i kthyer 2 pikë
– Familjet e policëve të rënë në detyrë 5 pikë
– Viktimat e dhunës në familje 3 pikë
– Komuniteti rom dhe ai egjiptian 3 pikë
Kushtet e strehimit 30 pikë
-Nuk disponon apartament në pronësi
-Banojnë në banesa me rrezik shembjeje
-Banojnë në banesa të mbipopulluara sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi
-Kanë ngelur ose rrezikojnë të ngelen të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore, zbatimit të një vendimi gjyqësor por edhe akt-marrëveshjeve të pazbatuara
Kushtet familjare 20 pikë
– Familjet një prindërore që kanë në ngarkim fëmijë
– Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar nga institucionet publike të përkujdesjes shoqërore
– Familjet me më shumë se katër fëmijë
– Çiftet e reja me moshë totale deri në 60 vjeç
Kushtet ekonomike 30 pikë
– Të ardhura nën 80 për qind të të ardhurave mesatare
– Të ardhura deri në 80-100 për qind të ardhurave mesatare
– Të ardhura 100-120 për qind të ardhurave mesatare