Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetutese të ndarjes së re administrativo- territoriale. Deputeti democrat Oerd Bylykbashi, tha se mazhoranca me këtë projekt, synon fitoren e zgjedhjeve në tavolinë.
Deklarata e deputetit demokrat për mediat:
“Sapo depozituam kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar shpalljen antikushtetuese të ligjit të ri për ndarjen territoriale-administrative. Gjithashtu, kemi kërkuar edhe pezullimin e këtij ligji. Siç e kishim premtuar, do ta godisnim këtë ligj sepse është një nga tentativat më të papranueshme në shkelje të Kushtetutës, jo vetëm të konsensusit politik, por është një thyerje flagrante e Kushtetutës në shumë aspekte. Qoftë në aspektin procedural siç e kanë miratuar, duke shkelur çdo rregull, si dhe qoftë në aspektin e shkeljes së njësërë të drejtash që përcakton Kushtetuta. Sigurisht që jemi përpara një shkeljeje me këtë ligj të miratuar nga maxhoranca me një nxitim të jashtëzakonshëm. Jemi përpara një shkelje që ka vetëm një synim; kapjen dhe fitoren e zgjedhjeve në tavolinë. Kjo është jo vetëm në vazhdën e të gjithë tentativave për kapjen e çdo institucioni nga kjo maxhorancë por në rastin konkret është një tentativë antikushtetuese për të kapur themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sigurisht me këtë hartë, e cila i bën gjëmën procesit zgjedhor, i cili ka njohur deri më sot arritje, kjo maxhorancë do kërkojë që të mos bëjë asgjë më pak dhe asgjë më shumë por të konsolidojë oligarkinë Rama-Meta e cila kërkon të krijojë tashmë oligarkët lokalë. Të krijojë kryetarët e bashkive të cilët t’i thonë “lepe peqe” kësaj oligarkie këtu në Tiranë, por kjo nuk është në interesin e qytetarëve shqiptarë. Për rrjedhojë, ne sot dorëzuam një kërkesë voluminoze në Gjykatën Kushtetuese me shpresën se kjo gjykatë do të verë Kushtetutën mbi këtë shkelje flagrante dhe skandaloze”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















