Aktivistja pakistaneze që është kujdesur të edukojë fëmijët dhe sidomos vajzat në shtetin e saj, Malala Yousufzai ka fituar Nobelin Për Paqen. Ajo është vetëm 17-vjeçe dhe bëhet zyrtarisht fituesja më e re e çmimit Nobel në historinë e këtij çmimi. Malala u qëllua në kokë nga persona të armatosur talebanë në tetor 2012 gjatë fushatës së saj për edukimin e vajzave. Ndërsa për indianin Satyarthi, Komiteti i Nobelit tha se ai ka ruajtur traditën e Mahatma Gandhi duke drejtuar protesta paqësore, “duke u fokusuar në shfrytëzimin e ashpër të fëmijëve për përfitime financiare.” Komiteti i Nobelit ka vlerësuar se dy të rinjtë kanë dhënë kontribut të çmuar kundër shtypjes të të rinjve dhe të fëmijëve në botë.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...


















