• Latest
  • Trending
  • All

Letër Zotit Ferit Hoxha Ambasador fuqiplotë dhe i jashtëzakonshem në UNESCO

07/12/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 26 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Letër Zotit Ferit Hoxha Ambasador fuqiplotë dhe i jashtëzakonshem në UNESCO

Letër Zotit Ferit Hoxha Ambasador fuqiplotë dhe i jashtëzakonshem në UNESCO

07/12/2018
in Aktualitet, Edukimi, Kulture, Opinion

Shkruan: Fahri XHARRA

I nderuari Ambasador , me hidhërim të madh e morem lajmin që –
“Nëntor 2018, Serbia i përvetësoi këngët epike me lahutë dhe i rregjistroinë UNESCO si vlerë e trashëgimisë kulturore serbe! – (November 2018, Serbia took the Albanian national epic songs and recorded them in UNESCO as a value of the Serbian cultural heritage! )
Pra, “ Serbia is Inscribed Inscribed in 2018 on the Representative List of the Intangible Cultural Heritage of Humanity https://ich.unesco.org/…/singing-to-the-accompaniment-of-th…

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Nga kurreshtje desha të di se sa i madh ishte alarmimi i juaj për opinionin shqiptar, për këtë përvetësim sa të paskrupilt aq edhe i pandershëm i UNESCOs, ndaj një trashigimie historike shqiptare ? Si u bë që opinioni i gjer e kuptoi këtë masakër historik antishqiptar nga mediumet serbe ? (https://ich.unesco.org/en/RL/singing-to-the-accompaniment-of-the-gusle )

Zotëri i nderuar nese ju personalisht jeni i llojit të atyre që kurrë nuk e ka degjuar tingullin e lahutes dhe nuk e ka lexuar as “Lahuten e Malcis” , ju them të drejtën që Presidenti Ilir Meta, gabimisht iu paska dekretuar në këtë oranizatë me vlerë të madhe (https://www.cna.al/2018/02/13/meta-dekreton-ambasadorin-e-shqiperise-ne-unesco/)
Zoti Ambasador e kam një verejtje të madhe në punën e juaj, me humbjen e Lahutës nga trashigimia shqiptare e kemi humbur edhe “Eposin e Kreshnikëve”, prandaj ju lutem të mësoni historinë edhe nga njerzit e thjesht. Sa për informim po iu dërgoj këtë punim shkencor nga një nga ata që nuk ka grada akademike, por e kryen punën e madh në mbrojtje të trashigimisë kultorore shqiptare:screenshot_323

Nga: Jaho Brahaj
Përgatitja e dosjes për tu shpallur pasuri botërore “Epika e Kreshnikëve” përfshin edhe traditën dhe ruajtjen e mjeshtërisë së punimit të instrumentit të lahutës, instrument muzikor shoqërues i këngëve të kreshnikeve por sepse janë vepra arti të mirëfillta. Nga studiuesit nuk ka patur vëmendjen e duhur ornamentika dhe gdhendjet e artit arkaik popullor të figurave mitike në këtë instrument të lashtë shoqëruesi i vetëm muzikor i Epikës së Kreshnikëve. Faktor që na janë ruajtur instrumente muzikore te lahutës me moshë një apo edhe dy shekullore (ndoshta edhe më shumë) janë edhe kulti që kishte ky instrument tek popullsia bartëse e traditës së Ciklit të Kreshnikëve. Së pari; edhe kur instrumenti muzikor behej i pa përdorshëm nga dëmtimet e vjetërsisë, ai nuk thyhej, nuk digjej, nuk tretej (flakej), por ruhej me respekt në ndonjë qoshe të shtëpisë, kryesisht në tavanet e banesës fshatare.screenshot_324

Per mbajtjen e lahutës kishte rregulla; Ajo varej lart ne nje kunjë, nuk lejohej “ti lëshohej gja për ftyrë”, pra nuk lejohej që në atë kunjë të vareshin objekte ose veshje të tjera përveç saj. Kjo tregon se, sipas mentalitetit-zakon tradicional asaj i ruhej edhe pamja e saj, që në çdo rast të shfaqëj në mjedisin e banimit si ogur i mirë e mbrojtëse nga e keqja, sipas konceptit pagan nga kohët e mugëta të besimeve kultike e miteve. Pra ajo ishte si njëlloj ikone brenda ambjentit të banimit të familjes fshatare shqiptare, ishte një shëmbëlltyrë reale materiale e qenieve mitike mbrojtëse të etnisë tonë.screenshot_325

Duke i vlerësuar këto tabu, që lidheshin me këtë instrument me vlera arti, duhet të kuptojmë edhe më shumë rendësinë që ka gjurmimi dhe vlerësimi i tematikës dhe figurave që janë gdhendur në kokat e këtij instrumenti të lashtë, si pjesë e artit të lashtë kultik të paraardhësve tonë. Nga gjurmimi i kryer dhe fotografimi i shumë prej këtyre instrumentave të vjetër, që ruhen kryesisht ne dorën e rapsodëve dhe të koleksionistëve, pamja është me shumë interes dhe befasuese.screenshot_326

Gdhendja me e zakonshme që kanë lahutat, është koka e dhisë. Është pranuar nga studiuesi, që kjo vjen nga shenjëterimi i dhive të egra briarta, që mbajnë e ruajnë fuqinë e Zanave të mitologjisë iliro-shqiptare, ndoshta pasuese të dhisë Amalte, që ushqente perenditë. Duhet të veme në dukje se kryet (koka) e dhisë është e pranishme në lahutat edhe të popujve të Malit të Zi, Bosnjes dhe Kroacisë, kurse figurat e tjera që po paraqesim këtu, nuk i gjejmë në këtë instrument tek popujt e tjerë të siperpermendur, prandaj kanë vlerë si tipologji të ardhura dhe ruajtura nga trashëgimia shqiptare këtu në krijime të artit të kulturës materiale, ashti si dhe në vargjet e Ciklit Shqiptar të Kreshnikëvë të ruajtura në mentalitetin dhe besimin e qenieve mitike e kultike në mijravjeçarë nga etnija shqiptare. Në gdhendjet me artin arkaik të lahutave kemi dhe figura të sfondit mitik me rol aktiv të zanave dhe orëve të cilat i ndihmojnë, i ruajnë prej rreziqesh, i këshillojnë dhe i mbrojnë heronjët iliro-shqiptar të Ciklit të Kreshnikëve.
Rasti më interesantë është gdhendja e qenies mitike shqiptare: Ora. Orën e shohim të gdhendur në një lahutë të shek. XIX, sipas përshkrimit që ka në tekstin gojor të trashëguar brez pas brezi nga rapsodët. Ora për malësorin e veriut të tokave shqiptare luan një rol të rëndësishëm. Orë kanë fiset, vllazëritë dhe trimat e shquar. Deri në mesin e shek XX malësorët ne mëngjez sapo zgjohen thoshin lutjen: Ndihmo Ora e Fisit.
Kur kreshniku Mujo është i plagosur në luftë të përgjakshme me sllavët , në shtratin e lëngimit e ruajnë Ora, gjarpëri dhe bisha. Kënga orën e përshkruan:screenshot_327

Te kryet trimit ora po rrinë,
Gja e vogël Ora që po ishte
Si dy rrfe n’ball dy sy m’i kishte
Dy herë rresht s’mund ta kqyrje.
Këtë figurë mitologjike e hasim të gdhendur në lahutë në skulpturë rrumbullaket me dy sy brenda dy unazave, bebja e syrit është në formë maje shigjete, veshë të theksuar, por të dallueshëm si jo njerëzor, me një qendrim gati për veprim. Me sa jemi në dijeni ora në këtë lahutë që po paraqesim edhe në foto, ka qenë e shpeshtë në lahutat e bregut të djathtë të Drinit. Në këtë instrument me traditë të lashtë kemi të gdhendur edhe vetë rapsodin si bartës i këtyre mijëra vargjeve të këtij cikli. Në foton që po paraqesim me këtë subjekt nga një lahute nga malësia e Pukës, vëmë re që tek figura e rapsodit, sytë e tij janë të pa dritë, të patheksuar si organ i fëtyrës, por jo me gropëzim, pra pa theks që mungojnë. Kjo është e lidhur me vetë ceremoninë e të kënduarit, ku rapsodi përqendrohet në botën mitike dhe mistike të këngës me zërin e tij dhe tingullin muzikor të instrumentit. Aty dëgjohet, nuk shikohet. Vlen të përmendet, se është konturuar qartë qeleshja tipike e malësorëve edhe kjo e trashëguar si elementë i veshjes etnike shqiptare nga lashtësia.

Gjarpëri që e hasim rëndom ne reliev dhe skulpturë në artin ilir e deri në ditët tona, tek lahuta e kemi të nderlidhur me konturet e trupit gjarpër me kokën antropomorfe (njerzore). Fotoja këtu paraqet nje koke lahute te gdhendur. Në vështrimin vëllimor vëmë re një mjeshtëri gdhendje që ka një koncept dhe nivel të lartë artistike, megjithëse ka dalë nga dora e një amatori.

Kjo figurë pasqyron gjarprin shërues që i mjekon plagët Gjergj Elez Alise dhe Krye kreshnikut Mujo, sipas vetë rapsodive që ruan ku cikël.
Sipas Profesor Zymer Nezirit, këngët e Epikës Legjendare janë monumenti më i madh i poezisë gojore shqiptare dhe ky epos ende bën jetë të gjallë, kryesisht në viset malore në Shqipëri, në Kosovë e në Mal të Zi, ndërkaq për nga forma dhe origjinaliteti ai është një nga eposet e fundit të gjalla në Evropën Juglindore.

Lahuta si pjesë e pandarë e ketij eposi është një instrument muzikor i domosdoshëm për gjallesën e këtij Cikli, por është edhe vepër arti arkaik tradicional popullor që mbart subjekte mitike të panteonit të lashtë iliro-shqiptar.screenshot_328

Kjo pasuri artistike skulpturore me tematike mitike e trashëguar nga shekuj e mijëravjeçar, që na ka ardhur me këto objekte muzikore dhe artistike me vjetërsi nga periudha e fundshekullit XIX e me parë, besoj se do vlerësohet dhe studiohet për të zënë vendin e sajë në trashëgiminë kulturore të popullit tonë.
Është një teme tjetër ndryshimi i tematikës dhe figurave të gdhendura në shumë nga lahutat e popujve të Ballkanit që nga fillimi i shekullit XX, ndër to edhe nga punuesit shqiptar të lahutave nga mesi i këtij shekulli e në vazhdim.
Fotot: J. Brahaj. August 8, 2018

Post Views: 129
Tags: LahutaUNESCO
Previous Post

1944/Bahri Omari në hetuesi: Deshëm marrëveshje me grekët për të siguruar Kosovën

Next Post

Shqipëria, xhevahiri i fundit në Europë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Shqipëria, xhevahiri i fundit në Europë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.