Për më shumë se 480 parcela, të cilat aktualisht janë të zëna me ndërtime pa leje, pronarëve të vërtetë do t’u jepet kompensim. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë dhe përfshin në kompensim mijëra hektarë tokë në të gjithë vendin. Qeveria bashkë me vendimin ka miratuar edhe listën e pronarëve që do të përfitojnë. Për qarkun e Beratit do të kompensohen 19 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 927,3 metër katror. Për qarkun Elbasan, qeveria ka vendosur të kompensojë 50 parcela ndërtimore, me sipërfaqe trualli 13 953 metër katror. Për qarkun Fier janë 111 parcela ndërtimore, ose 38 251 metër katror. Qarku Gjirokastër do të kompensohet për 20 parcela ndërtimore, me sipërfaqe 6 985 m². Qarku Korçë, me 6 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 536 metër katror dhe qarku Kukës për 25 parcela ose 3 277 metër katror. Qarku Lezhë merr kompensim për 19 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 5 880 metër katror. Qarku Shkodër kompensohet për 84 parcela ose 30 626 metër katror. Qarku Vlorë kompensohet për 44 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 14 227 metër katror. Qarku Tiranë merr kompensim për102 parcela ndërtimore, të cilat zënë një sipërfaqe të përgjithshme prej 30 221 mijë metër katror. Qeveria ngarkon ALUIZNI-n për lidhjen e kontratave të kalimit të së drejtës së pronësisë për parcelat ndërtimore sipas neneve 83 dhe 750, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Qeveria sanksionon se deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të mos kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim. Shpronësimet e pronarëve në tokat e të cilëve është ndërtuar pa leje nga të tretët, i hapin udhë marrjes së tapive për ata persona që kanë marrë lejen e legalizimit tashmë. Nëse ke marrë vetëm lejen e legalizimit dhe jo tapinë për objektin pa leje, thuajse je duarbosh. Në rast se do të marrësh kredi në banka, ajo nuk njihet si kolateral, për shkak se e drejta mbi pronën prevalon mbi të gjitha ligjet e tjera. Ndaj edhe bankat dhe të gjithë operatorët e tjerë të tregut janë të detyruar që ta trajtojnë një objekt vetëm nga pronësia e vërtetë e truallit dhe jo nga dokumentet e tjera që mund të ketë poseduesi i objektit pa leje. E drejta mbi pronën mbrohet direkt nga Kushtetuta, kështu edhe ata pak persona të cilët i kanë marrë lejet e legalizimit, këto nuk do të mund të përdoren nëse më parë nuk janë shpronësuar pronarët. Në shumë raste lejet e legalizimit nuk janë njohur as nga vetë strukturat e shtetit që kanë “shpikur” atë. Shumë ndërtime janë prishur edhe pse në proces legalizimi. Nga ana tjetër tapia është kthyer në makth për poseduesit e ndërtimeve pa leje, por duket se marrja e tyre do të duhet të kalojë nëpër disa etapa të vështira.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















