Ish drejtori i qytetit Studenti Bujar Brovina (foto) është arrestuar pasi akuzohet për vjedhje të energjisë. Lajmi konfirmohet nga burime nga RTV Ora News.
Ndërkohë ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri në seancë parlamentare të paradites tha se Brovina u kap me 3 lidhje energjie të paligjshme.
” Pse opozita shqetësohet. Marr vesh tani informacionin e fundit. Bujar Brovina, eksponent i lartë i PD, drejtori i Qytetit Studenti, me një vilë 3-katëshe me 3 lidhje të paligjshme, ja pra një eksponent i PD, ish-drejtues i lartë, ky është njeriu i cili ankohet se pse po i bie në qafë policia se ka 3 lidhje të paligjshme dhe ky është ai i fashës, që paguan fashën, se kanë disa sahatë, kanë disa lidhje. Po ky është halli i opozitës jo i joni, ne jemi me qytetarët e thjeshtë ” tha Gjiknuri.
















