Hungaria dhe Çekia kanë bërë një thirrje të papritur për krijimin e një ushtrie të përbashkët evropiane duke alarmuar menjëherë Britaninë e cila kundërshton ashpër veprimet jashtë fushës ushtarake të NATO-s.
Udhëheqësit e Republikës Çeke dhe të Hungarisë thanë dje se një “ushtri të përbashkët evropiane” është e nevojshme për të forcuar sigurinë në BE, konfirmon “BBC”.
Ata dhanë disa deklarata të papritura para bisedimeve në Varshavë me Kancelaren gjermane Angela Merkel, duke theksuar se e “pëlqejnë” mirëseardhjen e saj për emigrantët myslimanë nga jashtë BE-së.
“Ne duhet t’i japim përparësi sigurisë, kështu që le të fillojë ngritja e një ushtrie të përbashkët evropiane” tha Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban.
Kryeministri çek, Bohuslav Sobotka tha se ndërtimi i një ushtrie të përbashkët evropiane nuk do të jetë e lehtë, por ai bëri thirrje që të fillojnë menjëherë diskutimet.
Por nga ana tjetër qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kundërshtuar fuqishëm çdo lëvizje të tillë jashtë fushës NATO-s.
Theksojmë se udhëheqësit e çekë, hungarezë, polakë dhe sllovakë koordinojnë politikat e tyre të jashtme si “Grupi i Vishegradit”.
















