Marrëveshja mes partive të Bllokut duhet të rikonfigurohet, ndërsa Isa Mustafa do të marrë drejtimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Kështu ka vendosur kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pasi sipas tyre, kjo është alternativa e vetme për zgjidhjen e ngërçit politik dhe krijimin e institucioneve të reja në vend.
Mediat në Kosovë shrkuajnë se partnerët e koalicionit paszgjedhor – LAN, janë pajtuar se duhet të lëvizet në drejtim të rikonfigurimit të marrëveshjes, për të mos lejuar që vendi të shkojë drejtzgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.















