Koalicioni LDK-AAK-NISMA konsideron se vakumi institucional në institucionet e Kosovës, pas tërë këtyre viteve të keqqeverisjes, po i dëmton edhe më shumë institucionet dhe vetë Kosovën.
Sipas koalicionit, praktikat korruptive po vazhdojnë edhe në këto ditët e fundit të kësaj qeverie.
Koalicioni LDK-AAK-NISMA vlerëson se, me dërgimin e lëndës në Gjykatën Kushtetuese, PDK0ja synon ta mbajë pushtetin përmes kësaj gjykate dhe jo përmes shumicës parlamentare, gjë që dëshmon se sa e papërgjegjshme është qeveria në largim.
“Administrata publike pavarësisht procesit juridik në të cilën gjendemi, obligohet që ta rrisë funksionimin komform hierarkisë organizative dhe të sillet me profesionalizëm dhe përgjegjësi. Të gjitha punët e parapara qoftë në përshkrimin e punës qoftë në aktivitetet rutinore duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë. Ftojmë sekretarët e përhershëm dhe drejtorët kompetent që të rrisin dinamikën e menaxhimit dhe të kujdesen që ky vakum institucional të mos reflektohet në jetën e qytetarëve”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të liderëve të koalicionit LDK-AAK-NISMA.
Në komunikatën e lëshuar pas takimit të përbashkët të liderëve të shumicës parlamentare, janë publikuar edhe disa detaje rreth programit qeverisës të këtij koalicioni. Aty vlerësohet e rëndësishme të ndalet keqqeverisja dhe të bëhet ndërrimi i pushtetit.
“Qytetari i Kosovës ka nevojë për rend dhe ligj, zhvillim ekonomik, arsim më të mirë dhe shërbime shëndetësore të duhura. Praktikat korruptive duhet dhe do të ndalen me çdo kusht dhe menjëherë”, thuhet në kumtesën e koalicionit LDK-AAK-NISMA.
Ndër të tjera, koalicioni ka bërë të ditur se si prioritet e ka edhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.
“Kauza jonë është Kosova e integruar në të gjithë mekanizmat euroatlantik. I gjithë programi ynë do të jetë i fokusuar në arritjen e kësaj kauze. Nuk do të fajësojmë të tjerët për mos punën tonë. Të gjithë mekanizmat shtetëror do të vihen në funksion të plotë të anëtarësimit dhe realizimit të qëllimit për një Kosovë evropiane”, përfundon kumtesa e koalicionit LDK-AAK-NISMA.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















