Ministri Manjani ka urdhëruar mbledhjen e informacionit zyrtar nga arkiva e Agjencisë së Trajtimit të Pronës (ATP).
Informacion do t’i kërkohet edhe ZVRPP Durrës. Urdhri parashikon nisjen e inspektimit për sqarimin e legjitimitetit të vendimeve të gjykatës së Durrësit. Konkluzionet e hetimit administrativ do të bëhen të ditura në përfundim të procedurave ligjore.
Kompania e OMNIX e biznesmenit Faad Mitri deklaroi dje se tërhiqet nga investim gjigant prej 450 milionë dollarësh në Gjirin e Lalzit dhe nga çdo investim tjetër në Shqipëri.
Në deklaratën e djeshme, kompania shprehet se ‘akti i rëndë kriminal i dhunimit të biznesmenit ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve’. Sipas Kompanisë, ky projekt gjigant synonte të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018.
Biznesmeni libanez 55-vjeçar u dhunua barbarisht nga 3 persona ndërsa udhëtonte me familjen e tij në rrugën e Rinasit.
Një prej autorëve të dyshuar të dhunimit të tij është vënë në pranga. Sopas policisë, krimi pati si motiv konfliktin e pronësisë pikërisht për tokën tek Gjiri i Lalzit.
Ndërkohë që dje ministrja e Ekonomisë, Milva Ikonomi ka takuar në spital biznesmenin Mitri, në përpjekje për të rikthyer vendimin që të vazhdonte investimin.
Edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i vëri dje thirrje kompanisë OMNIX të rishikonte vendimin duke mos kursyer akuzat ndaj qeverisë. Pro pavarësisht kësaj dje biznesmeni u largua me barrelë në aeroportin e Rinasit.






















