Buzhala këtë mëngjes në profilin e tij në Facebook ka postuar një shkrim të shkurtër, ku akuzon direkt Albin Kurtin se po i kryen punët e shërbimit inteligjent serb.
“Unë nuk jam i sigurt nëse Albini po paguhet prej shërbimeve serbe të inteligjencës, a punën po e bën pa pagesë”, ka shkruar Buzhala.
Ndryshe, më herët kishte qarkulluar edhe një dosje sekrete e autoriteteve të Serbisë, ku figuronin emrat e 489 shqiptarëve, që mbaheshin në burgjet e Serbisë pas përfundimit të luftës, të cilët pas presionit ndërkombëtar dhe ndërrimit të pushtetit në Serbi u amnistuan.
Por, e veçanta e kësaj dosje ishte se vetëm Kurtit te procedura e lirimit i shkruante “I falur”, kurse të gjithë të tjerët kishin arsyeshmëri tjetër.
Ky është postimi i plotë i Buzhalës:
“Pas temes se Kishes Ortodokse ne qender te Prishtines, tash Levizja Vetevendosje, me ne krye Albin Kurti, po e hapin temen e luftes. Dhe kete po e ben hic me pak se nga Shqiperia, e cila eshte ne gjendje me u fut ne lufte per cdo gje tjeter, pervec 8000 hektareve te Kosoves. Tash paramendojeni: Albin Kurti nder gjithe keto e vite e ka pasur vetem nje armik: Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe shtetet e tjera te Perendimit. E qysh dojme me luftu na, kur pas vetes nuk e kemi ushtrine e NATO’se, e as Shqiperine? Me terfurka a? Me qene ne shebrim te sherbimit sekret serb, nuk do te thote qe edhe duhesh me u pagu prej tyne. Kete pune mundesh me e kry edhe pa pagese. E une nuk jam i sigurte nese Albini po paguhet prej sherbimeve serbe te inteligjences, a punen po e ben pa pagese. Gjithsesi, ai meriton te paguhet per kete. Po ben sherbim te jashtezakonshem. Po provon me e armiqesu popullin shqiptar me Bashkimin Evropian dhe SHBA’te pas mbi 30 vjet aleance. Nuk eshte ky sherbim qe kryhet pa pagese. Lypjau paret Albin. A te ngon populli a jo, kjo eshte ceshtje tjeter. Mirepo ti po e ben te pamunduren. Kurre mos e harroni: familjen e tij e ka ne njerin prej vendeve me te sigurta ne bote, ne Norvegji. Ky po don me ba lufte me familjet tona…”























