Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, deputeti nga Parlamenti i Landit (Republikës) të Tirolit, Hermann Kuenz, përfaqësuesi i Qeverisë së Landit të Tirolit në Kosovë, Peter Logar, inxhinieri i projekteve në Kosovë, Andreas Leichter si dhe mediat austriake.
Ramadani është përpunues i mollëve dhe ndërmarrja e tij mbulon 3,5 hektarë molla.
Me ndihmën e Landit të Tirolit është bërë e mundur gjatë këtij viti ndërtimi i një ndërtese/objekti modern për qëllime të shumëfishta. Ndërtesa/objekti përfshin një garazh në afërsi dhe një fabrikë pijesh alkoolike me dhoma të veçanta, një zonë të përpunimit si dhe dy frigoriferë.
Ndërtesa është përfunduar para pak kohësh në mënyrë të përkryer nga kompanitë kosovare dhe mund të jetë e krahasueshme/e qëndrueshme me kompanitë në Austri.
Një ditë më pas, ai do të jetë në Gjakovë, në dy fshatra të ndryshme, në njërën do të hapet një stallë ë re derrash tek Familja Mirashi. Tjetrin, një fabrikë pijesh alkoolike me hapësirë të veçanta.
E ditën pas asaj, do të jetë në Istog për të hapur një stallë të re.
Ndryshe, Qeveria e Landit të Tirolit të Austrisë që prej përfundimit të luftës e deri më sot, ka ndihmuar Kosovën me mbi 3 milionë euro. Ajo kryesisht ka financuar projekte bujqësore, si hapjen e stallave moderne të standardeve ndërkombëtare për kafshë, pajisja me traktorë dhe mjetet bujqësore moderne, hapjen e puseve për ujitjen e tokave bujqësore në disa komuna të Kosovës. Ka mbajtur trajnime të ndryshme për bujqësi si në Austri ashtu edhe në Kosovë. Gjithashtu, ka ndihmuar zjarrfikësit me pajisje të sofistikuara e moderne në Kosovë. Këtë vit, Qeveria e Landit të Tirolit ka qenë kryesisht e fokusuar në pemëtari dhe përpunim të frutave për pije të ndryshme, etj.






















