Kandidatja për deputete Labinotë Demi – Murtezi ka fituar votat e mjaftueshme për të qenë deputete në Kuvendin e Kosovës.
Ajo madje ështe gruaja më me shumë vota se të gjitha gratë në këto zgjedhje.
Labinotës i janë dashur 5 mijë vota të bëhej deputete, ndërsa ka marrë më shumë se 6 mijë.
Labinotë -Demi -Murtezi bëhet kështu e para femër me mbulesë që do të jetë në Kuvend, duke siguruar madje edhe vota të konsiderueshme.















