I pyetur në lidhje me marrëdhënien që djali kishte me ish-nusen, Samiu thotë: “Mua mu duk se shkonin mirë, ne e mbanim nusen shumë afër. Gjatë 3 muajve e kisha pyetur nëse djali ushtronte dhunë dhe gjithmonë më thoshte që shkonim mirë”,- tha ai.
Në bazë të thënieve të djalit për mungesën e virgjërisë, Samiu thotë se, duhet ta kishte nxjerrë jashtë shtëpisë më herët. Avni Allmeta u kthye sot në mëngjes në banesën e tij në Durrës, pasi mbrëmë pas rrëfimit në TV kishte fjetur tek motra në Tiranë. Po sot ai u përball me kërcënimin e ri që kish mbërritur në telefonin e të atit. Avniu është njëri nga djemtë e familjes Allmeta me 7 fëmijë, të cilët kanë lëvizur 10 vite më parë nga Klosi për një jetë më të mirë në Durrës. Për momentin është i papunë, dhe deklaron sërish se nëse ish-gruaja do t’i kërkojë falje për mungesën e ndershmërisë, është i gatshëm të kthehet me të. Balkanweb.






















