Një shqiptar është vrarë ditën e sotme në Zvicër. Mësohet se ai është një 42-vjeçar nga Kosova, i cili është vrarë sot në mëngjes në qytetin e St. Gallen në Zvicër është nga fshati Sadllar i Kamenicës më vendbanim në Gjilan.
Mediat zvicerane shkruajnë se motivi i vrasjes së H. Spahiut dyshohet të ketë qenë një sherr e hershme që ka të bëjë me një borxh nga jashtë por që nuk ka pasur të bëjë drejtpërdrejt me të.
Policia ka njoftuar se viktima ka qenë duke ecur nga rruga Vebergasse në drejtim të rrugës Multergasse, ku në në një kryqëzim është gjendur përballë vrasësit të tij.
Sipas policisë, autori ka qëlluar drejt viktimës, por me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ndihmës së parë nga mjeku emergjent, 42-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
“I ndjeri mbante pantallona pune me ngjyrë hiri, një pulovër të kuq, këpuca pune dhe një ombrellë të hapur me ngjyrë të kaltër. E vrasësi është 40 deri 50-vjeçar, trup ngjeshur”, thuhet në njoftim.
I ndjeri ka punuar për shumë vite me radhë në St. Gallen pa letra pune.















