Muhaxheri me anë të një postimi në facebook, ka thënë se ky park është unik në gjithë rajonin.
“Me kënaqësi të madhe ju prezantoj edhe një atraksion turistik në qytetin tonë Parkun e Aventurave, i cili është unik në gjithë rajonin tonë”.
“Përkushtimi jonë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik është udhërrëfyes për ta bërë qytetin e Pejës destinacion turistik”, ka shkruar ai.
Ky park i cili është dy kilmotra larg qendrës së qytetit të Pejës, pritet të përurohet më 3 maj.


























