Ai u arrestua të premten, policia publikoi foto nga kamerat e sigurisë, ndërsa tjetri u arrestua më vonë, raportoi BBC.
“Ne dyshojmë se personi i arrestuar është kryesi (sulmuesi)”, ka thënë zëdhënësi i policisë suedeze, Lars Snackbar për AFP.
“Ndoshta ka edhe persona të tjerë të cilët janë të lidhur me të, por nuk e dimë këtë ende, por me kohë do të zbulohet”, ka zyrtari.
Një qese e mbushur me eksploziv u gjet në kamionin e përdorur në sulm, raportojnë mediat lokale suedeze, mirëpo policia nuk e ka konfirmuar ende.























