• Latest
  • Trending
  • All

Ky është lokomotivisti i parë shqiptar në Zvicër

07/12/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 14 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ky është lokomotivisti i parë shqiptar në Zvicër

07/12/2016
in Aktualitet, Kosova

Ka ardhur në Zvicër nga Kosova si i përndjekur politik. Sot ai është mbase shqiptari i vetëm në këtë vend që drejton trenat. Afrim Bajrami, lokomotivist

Afrim Bajrami është i lindur në fshatin Gërdoc, komuna e Podujevës ndërsa shkollimin e ka ndjekur në Prishtinë. Sot ai është 44 vjeç. Sikur shumicës së të rinjve të brezit të tij, edhe Afrimit iu mohua ëndrra për të ndjekur studimet. “Në kohën kur është dashur të filloja studimet, në vitin 1989 jam burgosur për mendim politik. Dënimi ka mundur të jetë 15 vite ose më shumë. Por mu dha rasti dhe ika nga Kosova duke kërkuar azil politik ne Zvicër”, shpalos me pak fjalë rrëfimin e tij jetësor Afrimi.

Si një i ri që ishte angazhuar politikisht derisa ishte në Kosovë, ai nuk mund të qëndronte duarkryq as në mesin e ri ku kishte ardhur për të jetuar. Duke ditur gjendjen e rëndë në të cilën po kalonte vendi i tij gjatë viteve ’90, Afrimi edhe këtu vazhdon të jetë aktiv.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Pas shumë punëve në profesione të ndryshme dhe pas shumë peripecish, sepse aktiviteti im politik vazhdoi deri në çlirimin e Kosovës, vendosa të gjej një punë afatgjatë. Kështu, në vitin 2001 fillova punën në SBB (Ndërmarrjen Federale të Hekurudhave) si punëtor i thjeshtë, por duke u trajnuar me kurse të ndryshme. Fillimisht punoja si lidhës i vagonëve, pastaj udhëheqës grupi i lidhësve të vagonëve, më vonë punëtor për shtypjen e të dhënave për vagonë etj.

“Nuk njoh ndonjë shqiptar tjetër lokomotivist në Zvicër”.

Në vitin 2004 kam mbaruar një shkollim që të mundëson drejtimin e lokomotivës vetëm brenda një stacioni të trenit ndërsa në vitin 2005 edhe shkollimin për vija të ndryshme në regjionin e Bazelit me rrethinë. Me fjalë tjera, për lokomotivistët ka dy kategori: Kategoria A që të jep të drejtën e kufizuar për drejtim të trenave vetëm brenda një stacioni hekurudhor dhe Kategoria B që të mundëson të vozitësh edhe në relacione të gjata. Shkollimi për këtë profesion zgjatë gjithsej 11 muaj”, sqaron ai në vazhdim.

Kureshtjes sonë për të ditur nëse ka edhe ndonjë shqiptar tjetër që ka punuar ose punon si lokomotivist, Afrimi i përgjigjet negativisht. “Në kohën kur unë e kam mbaruar këtë profesion, mund të them se së paku në pjesën e Zvicrës ku flitet gjuha gjermane, nuk ka pasur tjetër shqiptar. Për më tepër unë kam qenë personi i dytë jo zviceran që në përgjithësi ka ushtruar këtë profesion”, argumenton ai. Dhe shton: “Sot, në nivel të Zvicrës gjermane dhe të gjithë Zvicrës mund të kenë ndryshuar gjërat, pasi që ishim duke folur për vitet 2004-2005. Por, së paku për regjionin e Bazelit, unë nuk jam në dijeni se është edhe ndonjë shqiptar tjetër që ushtron profesionin e lokomotivistit, të kategorisë B”.

Por çka e shtyri Afrimin që të zgjidhte pikërisht këtë profesion, kaq të rrallë ndër shqiptarët? “Makineria është një profesion që më ka fascinuar gjithmonë dhe me siguri që kjo ka pasur shumë rëndësi në zgjedhjen e profesionit tim”, përgjigjet ai. “Por në fakt unë kam dashur të studioja gjuhën dhe letërsinë shqipe mirëpo isha privuar nga e drejta e studimit, edhe pse kam mbetur një lexues i pasionuar edhe sot”.

Profesion “i rezervuar” vetëm për zviceranët

Në profesionin e lokomotivistit përdoren shume terma të cilët në jetën e përditshme nuk përdoren pothuajse fare, prandaj dhe ka vështirësi për një të ri që është rritur në një vend dhe një gjuhë tjetër, siç ka qenë edhe rasti i bashkëbiseduesit tonë. “Kjo ka qenë ndoshta vështirësia me e madhe për mua. Në kohën kur e kam filluar shkollimin në këtë profesion, kam qenë ende me status të azilkërkuesit dhe në fakt kisha të mbaruar vetëm pak kurse të gjuhës gjermane kështu që niveli im në këtë gjuhë ka qenë ende modest. Mirëpo dëshira dhe vullneti, të shoqëruara me shumë punë, bënë që t`i tejkaloja të gjitha vështirësitë” plotëson Afrimi.

Ai thotë se profesioni i lokomotivistit, është më i komplikuar se që mund ta shohin njerëzit që e shikojnë nga jashtë. Këtë e mendon jo vetëm për vete, si njeri që ka gjuhë tjetër amtare por për secilin.

Pas dy vitesh pune në SBB si punëtor i thjeshtë, kisha vendosur te largohesha nga kjo ndërmarrje pasi që kisha një punë që nuk më motivonte për asgjë. Kur i tregova përgjegjësit për regjionin se çfarë kam ndërmend, më pyeti se çka do të doja të punoja. Unë i thashë: lokomotivist! Ndërsa ai ma priti: na jep 6 muaj kohë e shohim. Brenda 6 muajsh ai më ofroi mundësinë për t`i mbaruar dy teste për lokomotivist. Njëri test ishte për mendimin logjik e tjetri për reaksionet e kontrollit të emocioneve (sa shpejt mund të qetësohesh pasi je bërë nervoz) dhe në fund një bisedë me një psikolog, të cilat i mbarova me sukses.

Më prognozonin dështimin

Pastaj jam detyruar të pres dy vite e gjysmë për të vazhduar me shkollim pasi që, e dini, ka shumë barriera, për shkak të asaj se shkollimin e kisha të kryer në Kosovë e jo në Zvicër etj.”, sqaron bashkëbiseduesi ynë. Përcaktimi për këtë profesion ka kërkuar shumë guxim nga ana e tij nga fakti se në atë kohë ky ka qenë si të thuash një profesion i rezervuar për vendës ndërkohë që Afrimi kishte mbaruar vetëm disa kurse të gjermanishtes.

“Në fillim ka pasur shumë shokë të punës, natyrisht, zviceranë, që kanë qenë të bindur se nuk mund ta përballoj një shkollim të tillë. Kjo më ka dhënë edhe më shumë kurajë të mësoj dhe pas 11 muajsh kam mbaruar çdo provim me sukses të lakmueshëm. Kështu edhe sot gëzoj një respekt në vendin e punës për arsye sepse deri më sot nuk kam as edhe një vërejte në punën time sepse në këtë profesion regjistrohet çdo gjë dhe përgjegjësia është shumë e madhe”, përfundon Afrim Bajrami.

Për çdo vit nga një trajnim dhe nga një avancim në profesion

Afrimi e tregon edhe këtë: “Gjatë kohës sa kam ndjekur shkollimin ka pasur edhe shumë raste kur jam ndjerë me arsye krenar. Kështu, në një ndejë, mësimdhënësi, njëri prej atyre më me renome në SBB Cargo, Andreas Hofer thërret një koleg të vijë te tavolina jonë dhe duke më prezantuar mua, i thotë atij: “Ky njeri ka ardhur si i strehuar këtu, ka krijuar familje dhe gjatë pesë viteve të punës, për çdo vit ka mbaruar nga një shkollim që e ka ngritur në një pozicion më të lartë. Ai tani mëson për lokomotivist dhe deri tani çdo provim e ka kaluar me herën e parë. E  gjithë kjo në një profesion në të cilin rreth 20 deri 30 % të nxënësve nuk e përfundojnë shkollimin fare”.

Post Views: 72
Tags: edi rama
Previous Post

Haki Çako për herë të parë pranon trafikun e drogës me avionë

Next Post

Pastroni edhe njollat më të vështira me këtë produkt që të gjithë e kemi në shtëpi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Pastroni edhe njollat më të vështira me këtë produkt që të gjithë e kemi në shtëpi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.