Kryepolici shqiptar, Hako Cako për herë të parë pranon dhe pohon trafikun e drogës me avionë nga Shqipëria, drejt Italisë. Këtë pohim, në pamundësi për tua fshehur, ai ka qenë i detyruar tua bëjë homologëve italianë, gjatë disa takimeve në një vizitë të tij në Romë.
Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, bënë ët ditur se Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, mori pjesë në Forumin e Romës ku ishin të pranishëm të gjithë drejtorët e Policive të Ballkanit Perëndimor dhe Drejtorët e organizatave dhe agjencive që mbështesin policitë europiane si Europol, Interpol, SELEC, por edhe nga Bashkimi Evropian.
Takimi ishte një tavolinë e rrumbullakët ku u trajtuan çështje aktuale me të cilat përballen policitë e vendeve tona dhe që shqetësojnë sigurinë e publikut të tilla si: terrorizmi, krimi i organizuar dhe migracioni i paligjshëm.
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako në fjalën e tij u ndal në aspektet e bashkëpunimit me partnerët dhe në rëndësinë që Policia e Shtetit i vë bashkëpunimit ndërkombëtar si zgjidhja e vetme për të patur siguri në vendet tona.
“T’i kthejmë kufijtë tanë në barriera të pakalueshme për kriminelët dhe në vija të padukshme për qytetarët tanë”, theksoi ai në ndërhyrjen e tij.
Ndërkohë që Drejtori i Policisë pati një takim dypalësh me Prefektin Gabrielli, të Policisë Italiane.
Ai theksoi se, bashkëpunimi ka nivele të shkëlqyera.
“Kanalet e ngritura (Interforza në Tiranë dhe oficerët e kontaktit në Bari e Romë) janë duke dhënë rezultate të shkëlqyera në drejtim të kapjes së të kërkuarve, parandalimit të vrasjeve, kapjes së trafikut me gomone e me mjete të tjera që trafikantët kanë filluar të eksperimentojnë, si avionë të vegjël e motorë uji”, pohoi Çako.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...





















