• Latest
  • Trending
  • All

Kuvendi nuk miraton rezolutën e AAK-së për migrimin ilegal

27/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Kuvendi nuk miraton rezolutën e AAK-së për migrimin ilegal

27/01/2015
in Lajme, Rajoni

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta miratoj rezolutën e propozuar nga AAK-ja, për ndalimin emigrimit ilegal, në mungesë kuorumi dhe se ajo rezolutë duhet të shqyrtohet në Komisionin për Buxhet.

Kjo për shkak se ka implikime buxhetore, e poa shtu edhe se duhet të shqyrtohet në Grupet Parlamentare. Mirëpo, gjatë debatit disa orësh, deputetët kanë akuzuar Qeverinë e cila nuk po merr asnjë masë për ndalimin e këtij fenomeni. Po thuajse të gjithë deputetët vlerësuan se shkaku kryesor i migrimit është gjendja ekonomikedhe sociale në të cilën gjenden qytetarët e Kosovës.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ligjvënësit u rekomanduan institucioneve të Kosovës, që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm në përmirësimin e gjendjes ekonomike, të punoj për liberalizimin e vizave, meqë edhe kjo pengesë e lirisë së lëvizjes, po i shtynë qytetarët ta braktisin Kosovën.

Shefja e Grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, që ishte edhe inicuese e këtij debati parlamentar, tha se sipas statistikave vetëm në gjashtë muajt e fundit të vitit 2014, 14 mijë qytetarë janë regjistruar si migrues ilegal në vendet e Evropës, por edhe më e madhe është shifra jozyrtare e të larguarve real nga Kosova.

Ajo tha se largimi masiv i qytetarëve të Kosovës e shenjëzon më së miri gjendjen aktuale, ekonomike e sociale të vendit.

“Përgjigja për këtë situate nga qytetarët të gjendur të pashprese për shume nga ta u pa Migrimi apo ikja,vala e të cilëve u shtua sidomos në momentin kur përmes këtij binomi politik me koalicionin PDK-LDK u konfirmua vazhdimësia e kësaj gjendje degraduese në vend. Migrimi i qytetarëve në këtë mënyrë, pa fajin e tyre, vë në pikëpyetje imazhin e mbi të gjitha dinjitetin e shtetit tonë. Fatkeqësisht, nga viti në vit shifrat për migrimin e qytetarëve të Kosovës janë çdo herë më shqetësuese, sipas ministrit të Landit në Gjermani 365 për qind është rrit numri i të ikurve në krahasim me vitin e kaluar”, theksoi Kadaj-Bujupi.

Ajo se është obligim i deputetëve dhe i Kuvendit që ta obligojë ekzekutivin për masat që duhen ndërmarrë për të sanuar gjendjen, duke miratuar rezolutën e propozuar nga AAK-ja.

Në emër të PDK-së, foli deputetja Blerta Deliu, e cila tha se trendët e migrimitilegal janë shqetësuese sidomos kur marrin parasysh faktin se qytetaret te cilët po përcaktohen për rruge të tillë po i hyjnë një aventure me pasoja të rënda duke synuar çoftë vende pune, çoftë jetë me të mirë.

“Grupi parlamentar i PDK-së konsideron se migrimi ilegal lidhet me zhvillime të shumta cilat kane pasur ndikim në jetën e qytetarëve dhe si i tille migrimi nuk mund të ndalet me masa represive. Arsyet janë prej atyre ekonomike dhe socialedhe zgjidhja mund të behet vetëm nëse ka adresim nga të gjitha nivelet. Ndër faktorët kryesor padyshim që është zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës që mbetet e pamjaftueshme për të siguruar mirëqenien qytetare”, tha Deliu.

Ajo ka paraqitur edhe disa rekomandime për Qeverinë e Kosovës, duke kërkuar nga qeveria e Kosovës që me urgjencë të hartoj strategjinë kombëtare për migrim, të merren masa në rimëkëmbjen ekonomike të vendit si e vetmja mënyrë që josh qytetaret për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Kosovë, të intensifikohen angazhimet në përmbushje të kriterëve për liberalizim të vizave, organet e thirrura të marrin masa konkrete drejt luftimit të grupeve mafioze e kriminale që joshin qytetarët në rrugët ilegale dhe të vazhdoj procesin e riatdhesimit të koordinuar me shtetet në të cilat kanë emigruar qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, në emër të LDK-së Teuta Sahatqija tha se migrimin po e nxisin një mori shkaqesh, siç është papunësia, kushtet e rënda ekonomike, mos liberalizimi i vizave dhe shumë faktorë tjerë.

“Shkaqet të cilat i shtyjnë qytetarët tanë të marrin rrugën e largimit nga Kosovamund të ndahen në disa kategori. Migrimi si rezultat i papunësisë, migrimi për të gjetur punë me të mirë siç po e bëjnë individët e kualifikuar, si bie fjala mjekët të gjejnë punë në Gjermani, për shkak të kushteve më të mira sociale, shërbime shëndetësore e tjera. Migrimi për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë, të udhëtimit të zakonshëm për vizita familjare, për të pasur mundësi si secili qytetarë i Evropës dhe i vendeve përreth përveç Kosovës”, tha Sahatqija.

Ajo ka propozuar edhe disa hapa të cilët duhet të merren që të ndalet ky fenomen. Sipas saj Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia të obligohen të jenë më aktive në ndalimin e rrjeteve kriminele, gjyqësori të zgjidh rrjetet e trafikimit me procedurë të përshpejtuar, Qeveria të punojnë në liberalizimin e vizave, krijimi i kushteve për investime të huaja dhe vendore, e tjera.

E, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk ka diçka më të madhe dhe më të vështirë që mundet me i ndodhë një populli sesa humbja e njerëzve.

“Ne kemi folur për procese të vështira, për luftën, procese tjera e u kemi thënë, kur u është djegur shtëpia, ‘ua marrshin të ligat, ishalla jeni shëndosh, ishalla janë njerëzit gjallë. Çka t’i themi sot popullit tonë?, ‘ishalla i keni shtëpitë, se njerëzit po shkojnë’?. Çka duhet të bëjnë qytetarët dhe a duhet të sillen me ndonjë indiferencë apo duam të kuptojmë se diçka serioze është duke i ndodhur këtij vendi…Më lehtë i kalon dikush përgjegjësisë kur nuk është në vendimmarrje dhe nuk është në këtë nivel. Ky është niveli që duhet t’i vendosim temat që janë më rëndësi për vendin. Nuk është mirë me e mohu temën, me relativizu, me minimizu dhe me e qit si të opozitës. Gabim është, besomeni, në afatgjatë jo veç tash, jepim shembuj të keq”, tha Haradinaj.

Haradinaj i ka bërë thirrje edhe institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë MSA-në, dhe procesin e liberalizimit të vizave, dhe të mos ndëshkohen dy milionë qytetarë.

Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti tha se është shumë shqetësues fakti se në të gjitha deklarimet e deritashme, Qeveria nuk është marrë me anën ekonomikedhe sociale të problemit të migrimit, por është marrë vetëm me aspketin e dytë dhe e ka trajtur migrimin nga pikëpapmja e problemit që i shkakton Bashkimit Evropian.

“Pa i identifuar shkaqet e migrimit nuk mund të bësh asnjë politikë që mund të kontribuoj në minimizimin e tij. Fakt është që gjendja sociale dhe ekonomike në familjet e Kosovës është bërë e papërballueshme, karshi familjeve që kanë dy të punësuar kemi një numër të madh të familjeve që kanë vetëm një të punësuar me të ardhura prej 150 deri në 500 euro, janë në pozitë bukur të vështirë. Në vendet rurale janë në pozitë shumë me të vështirë se sa ato në qytete. Këto familje mund të kenë tokë, ndoshta edhe shtëpi, por nuk kanë as edhe një euro për t’i punuar”, tha Dërguti.

Ajo shtoi se shkaqet që Kosova gjendet në këtë pozitë të vështirë të migrimit është si mungesë e koncepteve ekonomike dhe vullnetit për ta ndryshuar këtë gjendje.

Sipas Dërgutit, propozon që deri në fund të marsit MPB-ja duhet të raportoj në Kuvend për secilën komunë se cili është numri i të larguarave dhe cili është statusi material i tyre, angazhimi i Kuvendit në monitorimin e qeverisë për ministritë, e Zhvillimit Ekonomik, atë të Bujqësisë dhe Mirëqenies Sociale për të shtuar vendet e punës.

Në emër të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami-Dushica tha se situata e muajve të fundit ku qytetarët po ikun nga Kosova në mënyrë masive, u ngjasojnë atyre të viteve të 90-ta, por arsyet e ikjes janë të ndryshme.

“Kjo situatë na kujton vitet e 90-ta të migrimit, ku intelektualët, qytetarët e studentët, ishin detyruar që ta lëshonin vendin për qëndrimet e tyre që ishin në kundërshtim me regjimin e Millosheviqit. Por ai migrim dallon shumë nga ky migrim që po përjetojmë tash e një kohë të gjatë. Sot jemi shtet i pavarur dhe në mënyrë të pakontrolluar po zbrazet vendi nga të rinjtë dhe të rejat”.

Ajo u ka bërë thirrje institucioneve që të shkojnë në kampet ku qëndrojnë qytetarët e Kosovës dhe t’i fillojnë procedurat e kthimit të qytetarëve të Kosovës.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka kritikuar qeverisjen për mos krijimin e kushteve për qytetarët e vendit, në mënyrë që mos të ikun nga Kosova. Osmani tha se planet ekonomike mund të krijojnë efektet e tyre për ta ndaluar këtë trend të ikjes, sepse me këtë trend të migrimit Kosovës do t’i zbrazën qytetet.

“Kosovës nuk po i largohen vetëm qytetarët me probleme ekonomike, po i largohen edhe shumë të tjerë, po i largohen edhe shumë kuadro që do të mund ta gjenin mundësinë të jepnin kontributin profesional si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik”, theksoj Osmani.

Kritika për mos veprim të institucvioneve për ndalimin e këtij fenomeni, kanë bërë edhe deputetët e komuniteteve, të cilët thanë se qytetarët e komuniteteve, Romë, Ashkali dhe Egjiptas kanë migruar në mënyrë masive.

Previous Post

Babai i Lavdrim Muhaxherit: Djali im është gjallë

Next Post

Kosovë, protestë e shoqëruar me dhunë, mbi 70 të lënduar dhe 170 të shoqëruar

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kosovë, protestë e shoqëruar me dhunë, mbi 70 të lënduar dhe 170 të shoqëruar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.