Protesta e ditës së martë ishte e dyta pas asaj të shtunës, që u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës, e organizuar nga partitë opozitare. Ata protestonin për dy çështje kryesore, atë të shkarkimit të ministrit serb Aleksandar Jabllanoviç dhe çështjen e Trepçës. Protesta u zhvillua pasi qeveria refuzoi ultimatumin e opozites rreth shkarkimit te ministrit serb per Jabllanoviç, dhe shpalljen e Trepçës ndërmarrje publike, nen administrimin dhe pronesine e Republikes se Kosoves.
Manifestimi ishte lajmëruar që do të zhvillohej i qetë, por edhe ne protesten e sotme ne Prishtine sikunder ne ate te se shtunes, pati konfrontime mes forcave te sigurise e protestuesve. Situata u pershkallezua pasi qytetaret, u nisen nga Sheshi “Zahir Pajaziti” ne drejtim te selise se qeverise, ku Vetevendosja dha ultimatumin per heqjen e menjehershme te barrikadave nga forcat e sigurise. Gjate konfrontimit me forcat e sigurise, mbeten te lenduar, kandidati i ardhshem per kryetar te levizjes Vetevendosje Visar Ymeri, dhe disa aktiviste te AAK-se, qytetare protestues, pjese e turmes dhe police qe ndodheshin ne shesh.
Për shifrat e sakta të të dëmtuarve, Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani, ka konfirmuar se 45 policë janë lënduar në protestat e sotme, si dhe 29 protestues.
Ndërkaq, për shpërndarjen e protestuesve, policia ka perdorur gaz-lotsjelles e plumba gome, ndërsa keta te fundit iu kunderpergjigjen me gure e mjete te forta. Ndonese as kjo metode nuk dha rezultat per shpendarjen e turmes, policia perdori edhe ujin.
Dëmet e shkaktuara nga manifestimi i sotëm janë të shumta si në njerëz ashtu edhe në pronat private.

Policia shoqëroi kreun e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti
Mes protestuesve te tjere policia shoqeroi edhe kryetarin e komunes se Prishtines, Shpend Ahmeti.
Lajmin per shoqerimin e tij, fillimisht e konfirmuan burime te Vetevendosjes ne faqen e tyre zyrtare, e pak sekonda me vone, imazhe fotografike e video-filmime amatore, e rikonfirmuan lajmin.
Por permes transmetimeve te drejteperdrejta nga mediat ne Kosove, vetem pak minuta me vone, Ahmeti u pa t’i rikthehet protestes, duke u bashkuar serish me turmen e protestuesve.
Por vete Ahmeti pas lirimit tha se ai kishte protestuar si gjithe te tjeret dhe nuk e dinte pse e kishte shoqeruar policia.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Udhëheqësit politikë të Kosovës të vetëpërmbahen
Ministria e Jashtme e Shqiperise ka shprehur shqetësimin e saj me ane te nje njoftimi per shtyp për rastet e dhunës që u shfaqen në Prishtinë. Ministria jone e Jashtme u bëri thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës që të tregojnë vetë-përmbajtje dhe të distancohen nga aktet e dhunës, të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të vendit. Qetësia dhe rivendosja e rendit janë të një rëndësie parësore, thuhet ne kete njoftim.