• Latest
  • Trending
  • All

Kuvendi i Maqedonisë votoi ministrat e rinj të BDI-së

05/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Kuvendi i Maqedonisë votoi ministrat e rinj të BDI-së

05/04/2016
in Lajme

Kuvendi i Maqedonisë emëroi ministrat e rinj të Bashkimit Demokratik për Integrim. LSDM-ja votoi kundër, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare nuk morën pjesë në seancën e votimit, raporton Alsat-M.

Kryeministri teknik Emil Dimitriev, gjatë fjalimit të tij para deputetëve, tha se pret që ministrat e rinj të vazhdojnë projektet e Qeverisë. Sipas tij, projektet madhore do të vazhdojnë pas zgjedhjeve, meqë bëhet fjalë për qeveri teknike.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Imer Aliu i PDSH-së theksoi se ky ishte elaborimi më i shkurtët që mbahet mend ndonjëherë për emërimin e ministrave. Ai tha se fjalimi zgjati vetëm 2 minuta e 40 sekonda, pavarësisht se bëhej fjalë për 7 ministra.

Aliu e kritikoi kryeministrin teknik se nuk e pa të udhës që ministrave të rinj tua përmendë as emrat.

“Këto institucione që udhëhiqeshin nga shqiptarët, në fakt ishin boshe, sepse asgjë nuk është bërë për shqiptarët. Ministrat që ishin aty, ishin sa për sy e faqe, sikur të mos ishte askush. Këto vende edhe më tej do të vazhdojnë të jenë bosh sepse këto djem të ri nuk do të mund të bëjnë asgjë sepse tash futemi në fushatë parazgjedhore”, tha Aliu.

Sipas deputetit të PDSH-së, problemi real i BDI-së është problemi i brendshëm. Sipas tij, “nuk mund të mbulohen 13 vite keqqeverisje me këto reforma në të cilat askush nuk beson”.

“Mos të harrojmë se e gjithë kjo katrahurë u nis kur deklaruat se BDI po del nga qeveria, kurse në fakt përfunduat duke i zëvendësuar ministrat”, tha Aliu.

Ai foli për dështimet e ish-ministrave të BDI-së, duke i përmendur secilin emër dhe mbiemër. Sipas tij, “ministrat e BDI-së kanë punuar për vete dhe jo për popullin”.

Ermira Mehmeti, deputete  e BDI-së, tha se shumica e ministrave të rinj i takojnë një brezi të ri dhe se shumica prej tyre janë doktorë shkencash e magjistra dhe me orientime proevropiane.

“Ajo që ka shumë rëndësi është se këta kandidatë nuk vuajnë nga inferioriteti për të qenë bartës të funksionit . BDI gjithmonë ka promovuar oferta të reja. Ne sot po bëjmë një kontratë të re me opinionin e Maqedonisë. Sot po tregojmë se kemi guxim dhe dituri që të heqim figurat që një kohë të gjatë ishin ngjitur për pozitat e tyre”, tha Mehmeti.

Sipas Mehmetit, për ndryshimet brenda BDI-së notën përfundimtare do ta japin votuesit shqiptarë të Maqedonisë.

Deputetja e pavarur Solza Gërçeva e kritikoi vendimin e BDI-së që Ahmeti të ketë të drejtën ekskluzive të emërimit të ministrave të rinj. Sipas saj, “kjo flet shumë për demokracinë që mbretëron brenda BDI-së”.

Petre Shilegov nga LSDM-ja u shpreh se LSDM-ja nuk do të mbështesë zgjedhjen e këtyre ministrave dhe zëvendësministrave, sepse bëhet fjalë për “banda kriminale”.

“Sot për pak do të ishim dëshmitarë të një skenari. Çfarë ju detyroi ta plotësoni listën me njërin nga zëvendësit i cili me uniformën e ARM-së u përkul para përmendores së UÇK-së në Sllupçan të Kumanovës. BDI-ja ishte dëshmitar i shurdhër, por edhe bashkëpjesëmarrës në partizimin e institucioneve, ishte bashkëpjesëmarrëse e vendimeve gjyqësore që dilnin nga defteri i VMRO-DPMNE-së”, tha Shilegov.

“Kishit një vit e gjysmë kohë për t’u reformuar, ndërkohë që silleshit si diplomatë. Vendimi i BDI-së për një hap të këtillë, pak para shpërbërjes së kuvendit, është një kontribut i BDI-së për thellimin e krizës politike. Ju nuk keni shpëtim. Ju jeni kreatorët e krizës”, tha Shilegov..

Ai pyeti përse BDI-ja nuk kërkoi përgjegjësi kur u bë publik raporti i Pribes.

“Këtu nuk bëhet fjalë për zgjidhje të krizës politike, bëhet fjalë për tentim qyqar të BDI-së për të hedhur hi syve”, theksoi ai.

Fjalimi i Shilegovit nxiti reagime të ashpra nga deputetët e VMRO-së dhe BDI-së.

Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE tha se vendi është në një krizë artificiale dhe jo në krizë të vërtetë politike, krizë të cilën, sipas tij, “e shkaktuan kriminelët përmes kërcënimeve dhe shantazheve”, duke aluduar në bombat e opozitës.

“Ne kemi bashkëpunim stabil me partnerin tonë të koalicionit. Kemi pasur gjithmonë mirëkuptim, por edhe dallime për çështje të caktuara, që është shumë normale”, tha Nikollovski.

Xhevat Ademi tha se BDI-ja ka guxim të marrë vendime autonome, të pavarura, vendime që edhe kritikuesit më të mëdhenj i befasojnë.

“Jam i privilegjuar dhe ndihem i plotësuar që ne sot para opinionit të Maqedonisë prezantojmë më të mirën që kanë shqiptarët”, u shpreh Xhevat Ademi.

Deputetja opozitare Roza Topuzova-Karevska shtroi dilemën se në rast se bëhet fjalë për kuadrot më të mira që ka BDI-ja, atëherë pse priti që t’i propozojë për ministra vetëm dy ditë para shpërbërjes së Kuvendit. Pse një hap të këtillë nuk e mori më herët?”, pyeti Topuzova-Karevska.

Sipas saj, kandidatët për ministra po keqpërdoren për motive politike.

Previous Post

Ministri Tahiri fshehu raportin e amerikanëve për kamerat e sigurisë

Next Post

Ministrat shqiptarë betohen në “maqedonisht”?!!!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ministrat shqiptarë betohen në “maqedonisht”?!!!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.