4 gra ministre, dhe Avokatja e Popullit grua, bëjnë që nga 9 propozimet e Bashës, vetëm 4 janë burra.
Për herë të parë do të kemi një zëvendëskryeministre grua, po ashtu për herë të parë avokati i Popullit do të jetë një grua.
Me këtë përzgjedhje, Lulzim Basha ka dëshmuar vizionin e tij, kriteret dhe çfarë ka ai ndërmend të bëjë ditën që qytetarët do ti besojnë qeverisjen.
Ka përzgjedhur njerëz me integritet, profesionistë dhe të papërfolur për afera. Një shenjë kjo e qartë se si ka ndërmend të qeverisë nesër ai. Por mbi të gjitha, dallon besimi që u ka dhënë grave, duke krijuar një standard të ri, të pahasur deri tani në politikën tonë.






















