• Latest
  • Trending
  • All

Kush i ka fshehur gjurmët e kriminelëve?

31/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Kush i ka fshehur gjurmët e kriminelëve?

31/03/2015
in Lajme

Andi Bushati

Sa më shumë gërvishtet çështja Doshi apo Frroku, aq më shumë dalin në pah fakte tronditëse. Arrestimet e fundit në mesnatën e mbrëmshme tregojnë se ende kemi zbuluar vetëm majën e ajsbergut, të një sistemi që ka punuar për të fshehur gjurmët e krimit, ndërkohë që paguhej për ti zbuluar ato. Dy shefa të lartë të Interpolit janë vënë nën pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës, sepse, sipas të dhënave paraprake, kanë mbajtur të fshehur dokumentat e ardhura nga Brukseli për kërkimin e deputetit Mark Frroku. Njëkohësisht me to dyshohet se janë mbajtur të pazbuluar edhe bashkëpunëtorët e tjerë të Frrokut për vrasjen e 5 marsit 1999 në Belgjikë. Ky fakt për të cilin prokuroria thotë se do të hetojë tani, nuk ka nevojë për koment. Nëse duhej ruajtur deputeti i shumicës, nuk mund të dekonspiroheshin bashkëpunëtorët e tij.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Por çfarë tregojnë arrestimet e mesnatës të së hënës?

Në rradhë të parë ato flasin për një përgjegjësi të madhe të organeve shtetërore, që i shpërfillën, madje u përpoqën ti mundin me alibi, zërat e rrallë mediatikë, që denoncuan një mbrojtje antiligjore të deputetit të majtë. Prej kohësh policia dhe prokuroria shqiptare qenë vënë nën akuzë se ato e mbronin të shkuarën belge të deputetit, vetëm e vetëm për mos i hapur probleme kësaj shumice që përditë e më shumë po rezulton e kriminalizuar.

Në radhë të dytë ato flasin për një komplicitet të hapur me personat me rekorde kriminale që përpara se të jetë thjeshtë çështje personash, po rezulton më tepër si frymë qeverisëse.

Duke hapur siparin e arrestimeve, organet ligjvënëse, kanë pranuar edhe zyrtarisht një fakt të njohur publikisht: atë të mbrojtjes jashtë çdo norme ligjore për deputetin e Shkodrës. Por pyetja që shtrohet pas këtij akti është: a është kjo një aferë personale? A mos vallë grupi i Mark Frrokut ka korruptuar dy, tre, apo më shumë funksionarë policie për ta mbajtur të fshehur dosjen kundër tij? Kjo është një hipotezë. Por një hipotezë që ka fare pak gjasa të vërtetohet në realitet.

Sepse faktet flasin për të kundërtën. Në sferat e larta të shtetit të gjithë e dinin të shkuarën belge të Frrokut. Prokurorët nga Brukseli ishin bërë si në shtëpinë e tyre në Prokurorinë e Përgjithshme dhe shkulnin flokët nga habia se si një kontingjent krimi për ta, ishte ulur në karriken e kuvendit në Tiranë. Këtë habi e kanë shprehur edhe mediat belge që në fillim të vitit të shkuar. Prej 15 muajsh atë e rimorën edhe gazetat shqiptare. Po që në këtë kohë, Jozefina Topalli e denoncoi me guxim këtë fakt në sallën e kuvendit. E po ti shtosh këtyre fakteve edhe kërkesën e komisarit të ndjerë Dritan Lamaj, për aktivitetin e vëllezërve Frroku në Belgjikë, historia del më e ngatërruar: atë e kanë ditur shumë persona. Atëherë pse nuk kanë vepruar?

Këtu dalim tek pyetja e shtruar në fillim. Dosja Frroku nuk është fshehur nga persona privatë të korruptuar në gjirin e policisë. Ata që akuzohen sot nuk kanë vepruar vetëm. Ata kanë qenë në trysni ose të urdhëruar. Sepse përndryshe, nëse do të qe kështu, pra nëse ata me kokën e tyre do e mbanin të fshehtë dosjen belge, po shefat e tyre ç‘kanë bërë? A nuk qenë të mjafta informacionet e mësipërme për ta shtyrë prokurorin e përgjithshëm të bëhej aktiv? A nuk qenë ato të bollshme për ta vënë në lëvizje ministrin e brendëshëm. A nuk duhej ta shqetësonin ato drejtorin e policisë, pa e detyruar atë sot që të jepte dorëheqjen?

Mjaftojnë vetëm këto pikëpyetje për të dëshmuar se kjo nuk është një aferë personale. Fshehja e krimit është bërë në mënyrë të organizuar dhe me vullnet politik. Nëse nuk ka diçka më shumë, nëse nuk dalin edhe më tepër fakte të reja, në rastin më të mirë, ai është mbajtur i fshehur, për të mos krijuar një problem politik që do të diskreditonte këtë shumicë. Por dhe nëse është kështu, ky është njëkohësisht edhe krim më vete, por edhe një idiotësi. Sepse sot edhe mëkati u zbulua edhe mazhoranca ka marrë një peshë disa fish më të madhe: atë të fshehjes së organizuar të autorëve të prezumuar të një vrasjeje.  (lapsi.al)

Previous Post

Vulin: Kosova nuk është e pavarur

Next Post

Didi e pranon: Shkak për dorëheqjen, kërkesa e Interpolit belg për Mark Frrokun

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Didi e pranon: Shkak për dorëheqjen, kërkesa e Interpolit belg për Mark Frrokun

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.