Kjo është kërkesa e dorëheqjes që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka paraqitur kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në pak paragrafe, Didi pranon se shkak i dorëheqjes është bërë kërkesa e Interpolit belg për arrestimin e deputetit të mazhorancës, Mark Frroku. Shkresa u bllokua në zyrën e Interpol Tiranës dy herë në muajin janar të këtij viti. Dyshohet se Didi ka qenë në dijeni të këtij fakti, por në letrën e dorëheqjes ai e mohon këtë. Didi thotë se përgjegjësia është e shefit të Interpol Tiranës, Artan Bajraktarit dhe specialistes së zyrës, Loreta Alla. Madje, sipas tij, ka qenë policia që e ka korrigjuar këtë gabimin. Pavarësisht se zbulimi i një skandali të tillë mund të konsiderohej si sukses në punën e tij, Didi thotë se ai vlerëson që nuk pati “kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















