• Latest
  • Trending
  • All

Kur të shkund e kërcënon kryeministri

19/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kur të shkund e kërcënon kryeministri

19/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Kur pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama, në mes të bulevardit në Tiranë tundte e shkundte një profesor të vjetër të Gjeologjikut, që po protestonte për të mos lejuar zënien e hapësirave të universitetit të minierave, m’u kujtua Edi Rama i vitit 2002. Në shtatorin e atij viti, opozita e djathtë kishte ngritur një komision parlamentar me në krye të ndjerin Sokol Olldashi, për të hetuar abuzimet e Bashkisë së Tiranës që drejtohej nga Rama, në lidhje me ndriçimin e rrugëve dhe koncertin e “Scorpions”. Konformisti i atëhershëm Edi Rama, që nuk ishte mësuar me kërkesë llogarie, bëri bujë të madhe, pasi në një moment të papritur goditi me grusht podiumin ndërsa po mbrohej nga akuzat e opozitës.  Atëherë, por dhe në momente të tjera më vonë ndër vite, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, Rama tha se “nuk ka burrë nëne e bir kurve” që t’i thotë atij se ke abuzuar me fondet publike apo se ai ka kërkuar shpërblim dikujt  për lejet e ndërtimit.

Në vjeshtën e vonë të 2014-ës Rama nuk kishte përballë opozitën, por një masë të madhe studentësh e pedagogësh që i kërkonin atij të anulonte vendimin e qeverisë në dëm të shkollës së tyre. Studentëve iu tha se keni ardhur për të protestuar të shtyrë nga opozita, ndërsa duke pasur parasysh vrullin e moshës së tyre, ai gjeti pikërisht një profesor të vjetër për ta tundur e shkundur përpara kamerave. Madje, i  kujtoi atij se po të ishte burrë, do të dilte të protestonte në kohën e Enver Hoxhës, fotoja e të cilit në fakt e shoqëroi Edi Ramën në sfond gjatë ceremonisë për 70-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Profesori i trembur nga shpërthimi i papritur i kryeministrit, e pa të udhës që të mos kundërshtonte më, ndërsa studentët e detyruan Edi Ramën të futej në Kryeministri, duke e quajtur të turpshëm aktin e tij ndaj profesorit. Shefi i qeverisë mund të ketë qenë i ekzaltuar nga vizita në Beograd në këtë dalje të befasishme dhe bashkëbisedim në mes të rrugës me studentë e profesorë të minierave, por presioni ndaj këtyre të fundit ishte efikas, pasi drejtuesit e fakultetit njoftuan më vonë gjatë asaj dite se askush nuk ka përse proteston…

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Por veprimi i padenjë i Ramës ndaj profesorit të minierave nuk është një rast sporadik i akteve dhe veprimeve të kryeministrit dhe nuk kanë në sfond vetëm vitin 2002, kur ai godiste me grushte tavolinat e bërtiste me të madhe, në një akt gjithashtu të pahijshëm për një kryetar bashkie. Brenda pak javësh, paraardhësi i zotit Rama në Kryeministri, Sali Berisha, publikoi dy raste, me akuza ndaj kryeministrit aktual për sjelljen e tij ndaj përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë. Pas rastit të një zonje të nderuar, gjyqtare në Kukës, që kishte marrë një telefonatë kërcënuese nga Rama për lirimin e një qytetari që kishte vjedhur energjinë elektrike, Berisha këto ditë erdhi në komunikimin publik me një akuzë të re, më të rëndë për Edi Ramën. Ish-kryeministri e akuzoi pasardhësin se ka telefonuar një gjyqtar në Krujë për të njëjtin motiv dhe e ka kërcënuar se do “t’i shkurtojë këmbët, ashtu siç t’i shkurton procedurat për vjedhësit e energjisë elektrike”. Rama e ka zakon që të thotë se nuk merret me “përrallat e Berishës”, por ish-shefi i qeverisë ka cituar me emër gjyqtarë të caktuar dhe kryeministri nuk mund t’i anashkalojë me heshtje akuzat e Berishës. Nëse do të bënim një paralele me vjeshtën e 2002 dhe komisionin hetimor ndaj tij, Rama më së paku do të duhej të hidhte poshtë këto akuza dhe të denonconte Berishën për shpifje.

Ndërsa Rama duket se ka vendosur që të mos merret me Berishën dhe akuzat e pafund të tij ndaj kryeministrit, nuk dihet nëse ky i fundit do të ketë gatishmërinë që pati ndaj protestës së studentëve të minierave, për të dalë dhe bashkëbiseduar me protestuesit e mitingut të së shtunës. Aty do të jenë sërish ndoshta studentët e minierave. Por me siguri edhe socialistë që do të duan t’i kërkojnë llogari atij për premtimin e pambajtur për vendet e reja të punës; edhe qytetarë të thjeshtë që do të duan të dëgjojnë nga goja e kryeministrit përse nuk e uli siç premtoi çmimin e energjisë elektrike, por do ta rrisë atë me gati 50 %; edhe pensionistë që po u bëhen dy vjet që nuk kanë rritje të pagës së pensionit; edhe tregtarë që iu janë rritur taksat; edhe qytetarë që përballen me një shërbim skandaloz shëndetësor, edhe qytetarë dhe drejtues automjetesh që do t’u rritet çmimi i naftës dhe që janë detyruar të blejnë më kot kutitë e ndihmës së shpejtë nga malli që tregon babai i ministrit etj., etj. Do të ketë me siguri edhe shumë kategori të tjera shoqërore që do të protestojnë këtë të shtunë, por me siguri që Rama nuk do të dalë në rrugë për të biseduar me ta. Jo se i mungon oratoria, por se nuk di se çfarë t’u thotë se përse nuk ka mbajtur fjalën që u dha shqiptarëve në fushatën e vitit të kaluar.

Ndërsa atë betimin “nuk ka burrë……..”, me siguri që edhe mund ta bëjë. Pasi ndërtuesi i njohur Fratari, që pak vite më parë tha publikisht se Rama i ka kërkuar shpërblim përkundrejt dhënies së lejeve të ndërtimit, pak javë më parë u arrestua në mënyrë të paligjshme nga policia dhe ishin organet e drejtësisë, ndaj të cilëve Rama (sipas Berishës) ushtron presion, ata që bënë të mundur lirimin e tij të paligjshëm. Ndaj edhe kush bën akuza të tilla ndaj Ramës, përfundon pas hekurave pa vendim, njësoj siç bënin dikur  partizanët me kulakët e borgjezët në vitet e para të pasluftës.

Previous Post

Tregtia Kosovë-Shqipëri, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar: Janë trefishuar tarifat doganore

Next Post

Berisha vlerëson Ramën për deklaratën mbi Kosovën në Beograd

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Berisha vlerëson Ramën për deklaratën mbi Kosovën në Beograd

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.